Zvicer 1954: Gjermania kap rob Hungarine

(Panorama Sport) - Zvicra është vendi që pret Kupën e Botës të vitit 1954. Normalisht asokohe në Evropë flitej shumë për kombëtaren e Hungarisë e cila udhëhiqej nga një legjendë e futbollit botëror, Ferenc Pushkash. Por favoritë janë edhe brazilianët, e për më tepër uruguajanët, të etur për ta fituar për të tretën herë Kupën e Botës. Favoritë janë pastaj edhe anglezët, italianët, të dështuar katër vjet më parë, por jo të dorëzuar. Gjermano-perëndimorët askush nuk i vë në diskutim, ndonëse ata arrijnë të kualifikohen në ndeshjet me grupe. Fitorja e RF Gjermane ndaj Jugosllavisë, ishte impresionuese.
Brazili
Në takimin çerekfinal, Hungari–Brazil vërtet ka peisazhe virtuoze dhe skena që pak ndryshojnë nga mundja e boksi. Gjyqtari anglez Elis dëbon nga fusha hungarezin Bozhik dhe brazilianët Nilton, Santos e Toci, dhe u jep të dyja skuadrave nga një 11 metërsh. Hungarezët fitojnë 4 – 2, po beteja e nisur në fushë tani bëhet edhe më e ashpër jashtë. Pshkashi i cili në këtë ndeshje nuk luan, i bën me shenjë trajnerit brazilian Moreira, duke i lënë të nënkuptojë se brazilianët janë mushka shkelmhedhëse. Kjo nuk i pëlqen një braziliani që i sulet Pushkashit e përleshet me të. Ministri hungarez i sporteve Sebesh, plagoset në vesh. Vetëm me ndërhyrjen e policisë gjakrat qetësohen. Pastaj, ndonëse të cfilitur nga shtesa e lojës, hungarezët mposhtin brazilianët 4–2.
Finalja
Me Pushkashin që ndonëse i dëmtuar futet në fushë, hungarezët shënojnë dy herë me anë të Pushkashit e Ciborit në vetëm tetë minuta lojë. Pritet një goleadë. Por pas dhjetë minutash rezultati është barazohet. Gjermano-perendimorët kanë marrë masat e duhura. Ashtu si në takimin e parë në grup të cilën hungarezët e fituan lehtësisht me rezultatin 8 – 3 , Librihu mbulon plotësisht Puskashin dhe Ekeli Hidegkutin e sprovuar. Kurse kundër Fric Valterit luan i famshmi Bozhik. Por pas barazimit 2 – 2 në fushë mbizotëron një barzpeshë e përkohshme. Pastaj gjithçka që zhvillohet në fushë, është e markës gjermano-perëndimore. Hungarezët e cfilitur nuk mund të përballojnë ritmin e kundërshtarit. Dhe ja, 6 minuta para mbarimit, vjen goditja vdekjeprurëse e skuadrës danubiane nga Rani që shënon golin e tretë dhe të fitores. Gjermanët kthehen me triumf nëpër shtëpitë e tyre. Pas pesë muajsh disa kampionë janë të sëmurë, e shfaqen si fantazma në fushë. Flitet për drogë. Por nga gjermania vjen një përgjigje qetësuese. Është fjala për një hepatit viral që ka goditur Ranin gjatë një turneu në Brazil dhe që ai ua ka ngjitur shokëve të tij.
Rezultatet
Jugosllavi–Francë 1–0
Brazil–Meksikë 5-0
Brazil–Jugosllavi 1–1
Francë–Meksikë 3–2
RF Gjermane–Turqi 4-1
Hungari–Kore e Jugut 9-0
Hungari–RF Gjermane 8-3
Turqi–Kore e Jugut 7-0
RF Gjermane–Turqi 7–2
Austri–Skoci 1-0
Uruguai–Çekosllovaki 2-0
Uruguai–Skoci 7-0
Austri–Çekosllovaki 5–0
Angli–Belgjikë 4–4
Zvicër–Itali 2-1
Angli–Zvicër 2-0
Itali–Belgjikë 4-1
Zvicër–Itali 4–1
Austri–Zvicër 7-5
Uruguai–Angli 4-2
RF Gjermane–Jugosllavi 2-0
Hungari–Brazil 4–2
Gjysmëfinale
RF Gjermane–Austri 6-1
Hungari–Uruguai 4–2
Finale për vendin e 3-të
Austri–Uruguai 3–1
Finale
RF Gjermane–Hungari 3–2
Shënues: Pushkash (H) 6’, Cibor (H) 8’, Marlok (RFGJ) 10’, Ran (RFGJ) 18’, Ran (RFGJ) 84’
Gjyqtar: Ling (Angli)
RF Gjermane: Turek, Posipal, Kolmajer, Ekel, Librih, Mas, Ran, Morlok, O. Valter, F. Valter, Shefer
Hungaria: Grosiç, Buzanski, Lantosh, Bozhik, Lorant, Zahariash, Cibor, Koçish, Hidegkuti, Pushkash, Tot
Përbërja simbolike e botërorit 1954
Groshiç (Hungari), Santametiea (Uruguai), Varela (Uruguai), Librih (RFGJ), Bozhik (Hungari), Andrade (Uruguai), F. Valter (RFGJ), Ran (RFGJ), Hedegkuti (Hungari), Kocish (Hungari), Cibor (Hungari)
Ferenc Pushkash - Lindur në Kispesht më 1927, nis të luajë futboll me skuadrat e fëmijëve. Pa mbushur 15 vjeç, është pjestar i skuadrës të këtij qyteti të vogël në periferi të Buapestit, duke luajtur si i barabartë midis të barabartëve me futbollistët më në zë të kohës. Pas finales së pafat me RF Gjermane, kur kthehet në atdhe, sulmohet ashpër nga shtypi dhe opinioni sportiv hungarez. Largohet nga Hunagria dhe fillon të luajë me Real Madridin. 84 herë pjestar i kombëtares hungareze me 63 gola të shënuar, pesë tituj kampionësh me “Honvendin”, po aq me Realin e Madridit, katër ndeshje me ekipin kombëtar spanjoll, 418 gola gjatë 20 vjetëve të jetës së tij nëpër fushat e futbollit, janë shifra me të vërtetë për tu pasur zili.
Shandor Koçishi - Ka lindur në Budapest më 1929. Që në vitet e para e shohim në radhët e klubit të njohur Ferencvarosh. Por Honvedi, e fton të luajë në radhët e tij, si t’i bënte thirrje ta mobilizonte në ushtri. Dhe kështu ndodhet përkrah Pushkashit me Honvendin e pastaj me kombëtaren, me të cilën deri në 1956 zhvillon 64 ndeshje. Pas botërorit e shohim në radhët e klubit me tradita në futbollin spanjoll të Barcelonës.
Fritc Valter - Fritc Valteri ka lindur në Kaizerslauten, ku edhe ka hedhur hapat e parë në futboll. Me Kaizerslauternin fiton më 1951 he 1953 dy herë titullin kampion kombëtar, sukese të ciave u shtohet edhe Kupa e Botës më 1954 në Zvicër. Luan edhe në 1958 në btërorin suedez duke marrë pjesë 61 herë me ekipin kombëtar e duke shënuar 31 gola , rekord që do të kalohet më pas nga Uve Zeleeri e Gerd Myleri.
Zhulinjo - Zhulinjo në moshën 25 vjeçare luan me skuarën Portugeza el Desportes, klub i San Paolos ku edhe ka lindur. Trajneri italian Bernardini e merr me vete në Firence për të luajtur me Fiorentinën, natyrisht pas një page tepër të lartë. Me këtë skuadër luan tri sezone, duke qënë gjithnjë në lartësinë e një kampioni. Pastaj kthehet përsëri në Brazil ku luan për pak kohë me Palmerasin. Me përfaqësuesen zhvillon 27 ndeshje.
Boniperti - Ka lindur në Barengo të provincës së Boverës më 1928. Pa mbushur 18 vjeç bën pjesë në radhët e Juventusit që e blen për një shumë të vogël prej 50 mijë lirash. Fanellën e kombëtares do ta veshë 37 herë duke shënuar 8 gola. Tek Juventus luan për 15 vjet duke zhvilluar 144 ndeshje e duke shënuar 177 gola. Që nga viti 1971 vazhdon të mbetet president i Juventusit duke pasur besimin e plotë të familjes Anjeli.
Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Marte, 08 Qershor 2010
Shto dhe ti komentin tend
Emri dhe e-maili