E Diel, 1 Nëntor 2026

Ari Han do të drejtojë Shqipërinë “olimpike”

 

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të marrë pjesë pas 12 vitesh në Lojërat Mesdhetare, që do të zhvillohen gjatë muajit qershor në Itali. Do të jenë 22 lojtarë shqiptarë, 19 prej të cilëve nën moshën 23 vjeç, ndërsa tre prej tyre do të lejohen të jenë mbi moshën 23 vjeç. Interesant është fakti që këtë skuadër olimpike do ta drejtojë trajneri i Kombëtares “A”, Ari Han. Në krah të tij do të jetë edhe tekniku i përfaqësueses U-21, Artan Bushati. Padyshim që ky do të jetë një rast i mirë për shumë nga talentet e futbollit shqiptar që të tregojnë vlerat e tyre jo vetëm në sytë e teknikut të përfaqësueses, por edhe në arenën ndërkombëtare. Drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit kanë vendosur të anulojnë zborin e janarit, që vitet e fundit është zhvilluar në Turqi, duke e zëvendësuar me një turne të vërtetë, që është edhe më fitimprurës nga ana sportive. Burime pranë Federatës bënë të ditur se FSHF e ka konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e përfaqësueses shqiptare të futbollit në Lojërat Mesdhetare. Në fillim ka qenë në mëdyshje, pjesëmarrja në këtë aktivitet, për shkak të periudhës gjatë së cilës ai zhvillohet (qershor), për shkak se një pjesë e mirë e futbollistëve janë me pushime.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›