E Shtunë, 31 Tetor 2026

Canaj: Ruajtëm distancën me ndjekësit

Ishte një ndeshje me mjaft tension. Patëm përballë një Tiranë që dha maksimumin për t'iu afruar kreut. E kishim parashikuar që ata do të sulmonin duke krijuar një mesfushë të ngjeshur për të na kapur në kundërsulm", - tha trajneri i Dinamos, Agim Canaj pas barazimit 0-0 me Tiranën. "Në pjesen e parë patëm dy tre momente, por nuk arritëm t'i shfrytëzonim. Pjesa e dytë dha të njëjtën situatë. Ishte një ndeshje që na shërbeu për të ruajtur distancën me ndjekëset si me Partizanin ashtu dhe me Tiranën. Gjykimi? Mendoj se për Tiranën u dhanë pesë-gjashtë faulla në favor të tyre, kurse për ne u dha vetëm një faull në fund".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›