E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han me gripin e derrit?!



Ari Han, i sëmurë me gripin e derrit?! Të paktën kështu raportojnë mediat holandeze. Mesa duket kohët e bukura që Ari Han përjetoi në Shqipëri kanë ikur për “tulipanin” holandez. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare po gjendet në vështirësi me skuadrën kineze Chonging Ligan. Skuadra duhej të luante të dielën në Ligën kineze, por për shkak të epidemisë së gripit të derrit ndeshja u shty, pasi ishin prekur jo pak, por tetë lojtarë. Sipas medieve kineze, të cilave u referohet faqja holandeze, Voetballëeek.nl, Hani po jeton momentalisht me lojtarët në karantinën mjekësore. Arsyet se përse trajneri holandez është i sëmurë, mbeten ende të panjohura. Nga ana tjetër, Hani, i cili dështoi me Shqipërinë, nuk po ecën mirë as me ekipin kinez, që ndodhet në vendin e fundit të Superligës kineze. Ari Han kur u largua nga Shqipëria foli shumë keq në mediat holandeze, duke akuzuar se lojtarët nuk kishin kushte në hotel dhe as me se ushqimi shqiptar ishte i keq, madje sipas “gjelit” (kështu përkthehet emri i tij nga anglishtja”, nuk kishte as ujë.

12 Shtator 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›