E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari Han u jep pushim kuqezinjve

Trajneri i përfaqësueses shqiptare ka vendosur t’i lërë pushim lojtarët për një ditë e gjysmë. Kuqezinjtë nuk kanë zhvilluar stërvitje dje pasdite, ndërsa sot e kanë të gjithë ditën pushim. 

Trajneri ka vendosur t’i lërë të çlodhen futbollistët, të cilët ndodhen në Reutlinger të Gjermanisë që në datën 20 maj. Ata dje kanë qenë të lirë edhe të darkonin jashtë rezidencës, dhe një pjesë prej tyre kanë preferuar të hanë darkë jashtë qytezës ku ndodhen. Gjatë paradites së djeshme, kuqezinjtë kanë zhvilluar një seancë stërvitore. Në fund të saj kanë bërë edhe një ndeshje brenda grupit. Shqipëria do të luajë një miqësore të martën në orën 20:30 kundër Polonisë. Kundërshtarët e kuqezinjve zhvilluan dje një takim testues kundër Shafhauzenit, që e fituan me rezultatin minimal 1-0. Kundër Shafhauzenit ata fituan pak ditë më parë me rezultatin 3-1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›