Topalli lobing për ratifikimin e MSA
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, lobon te vendet e BE-së për të ratifikuar MSA-në mes Shqipërisë dhe BE-së.
BLEDAR HOTI
Gjatë qëndrimit të saj në Strasburg, Topalli gjatë punimeve të Konferencës Parlamentare të KE-së zhvilloi takime me mbi 10 kryeparlamentarë të shteteve të ndryshme, ku në fokus kanë qenë edhe ata drejtues që nuk kanë ratifikuar ende MSA-në e Shqipërisë me BE-në. Topalli deklaroi në këtë takim se synimi i Shqipërisë është të marrë statusin e kandidatit të BE-së. Topalli ka marrë premtimin se Portugalia do të ratifikojë këtë marrëveshje brenda këtij muaji. “Ju siguroj, se menjëherë në seancën e 30 majit do të kalojmë në Parlament ratifikimin e MSA-së Shqipëri-BE. Ne mbështesim aspiratën dhe perspektivën tuaj euro-atlantike”, iu drejtua Jaime Gama homologes së saj, Topallit. Ajo ka pasur takim me kreun e Parlamentit të KE-së, Terry Davis. Ndërsa takimi tjetër i rëndësishëm ishte edhe ai me kreun e ri të Parlamentit italian, Xhianfranko Fini, në të cilin Topalli pati rastin ta ftonte në Tiranë. Fini e vlerësoi ftesën, duke u shprehur se do të vizonte së shpejti vendin tonë. “Italia dhe Shqipëria kanë marrëdhënie shumë të mira, por ekzistojnë të gjitha mundësitë për t’u përmirësuar edhe më tej”, theksoi Kryetari i Parlamentit italian. Një takim të veçantë, kryetarja e Kuvendit zhvilloi me kryetarin e Parlamentit të Greqisë, Dimitrios Sioufas. Qipro, është një nga vendet e pakta që ende nuk kanë ratifikuar MSA-në Shqipëri-BE, ndaj dhe Topalli i kushtoi një vëmendje të veçantë takimit me kryetarin e Parlamentit të këtij vendi, Marios Garoyan. Në këtë takim, Garoyan tha se, “do ta shohë me përparësi çështjen e ratifikimit të MSA-së nga Parlamenti i Qipros”. Kryeparlamentarja në këto takime është përqendruar në përmbylljen e procesit të ratifikimit të MSA-së dhe te pavarësia e Kosovës. Një tjetër takim i rëndësishëm ishte ai me kryetaren e Parlamentit hungarez, Katalin Szili. Dy kryetaret u shprehën të kënaqura për bashkëpunimin e deritanishëm dhe diskutuan për nisjen e projekteve të reja në kuadër të BE-së. Një tjetër kryetare parlamenti, ajo e Estonisë, Ene Ergma, në takimin me Topallin tha: “Ne do të mbështesim Shqipërinë dhe të gjitha vendet që aspirojnë të integrohen në BE, sepse ne e dimë se çdo të thotë liri dhe aspiratë evropiane”. Takimet e tjera Topalli i pati me kryetarin e Senatit të Meksikës, Miranda, me kryetarin e Senatit të Spanjës, Garcia, me kryetarin e Parlamentit të Belgjikës, Van Rompuy, një ndër mbështetësit më të mirë të pavarësisë së Kosovës, kryetari i Parlamentit të Suedisë, Uesterberg. Një prezantim të shkurtër të zhvillimeve në Shqipëri, kryetarja e Kuvendit bëri edhe në takimet e veçanta që zhvilloi me kryetarin e Parlamentit të Finlandës, Niniso, kryetarin e Parlamentit të Islandës, Bodvarsson, si dhe me kryetarin e Parlamentit të Norvegjisë, Jagland. Ndërsa në takimin me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Krivokapic, u diskutua gjerësisht mbi bashkëpunimin rajonal.