E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria barazon 2-2 me Sllovakinë

Kombëtarja shqiptare U-19 barazoi 2-2 me Sllovakinë në takimin e luajtur në Senec, të vlefshëm për grupin 4 të Elite Round. 

Të katër golat u realizuan në pjesën e parë, por e veçanta është se Shqipëria kaloi dy herë në avantazh. Golat për Shqipërinë i shënuan Metani 8’ dhe Mustafaj 15’. Në kompanitë më të mëdha të basteve favorite e pastër për fitimin e ndeshjes ishte Sllovakia: 1.35 (Bëin), ndërkohë që Shqipëria kuotohej për fitoren 8.00. Barazimi: 4.00. Në ndeshjen e parë Shqipëria e drejtuar nga Ramadan Shehu humbi 2-0 me Gjermaninë. Sllovakia arriti nga ana e saj barazimin e dytë, pas atij me Kroacinë (1-1), që barazoi po sot me Gjermaninë (2-2). Takimi i tretë dhe i fundit për Kombëtaren tonë të vogël do të jetë ai kundër Kroacisë. Gjermania renditet e para në grup me 4 pikë, pastaj janë Kroacia e Sllovakia me nga 2 pikë. Shqipëria renditet e fundit me 1 pikë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›