E Shtunë, 31 Tetor 2026

PAD seminar me liberalët e Norvegjisë

Partia Aleanca Demokratike dhe Partia Social Liberale e Norvegjisë organizuan dje një seminar të përbashkët, me qëllim shkëmbimin e përvojave midis dy partive simotra dhe bashkëpunimin dypalësh në të ardhmen. 

 Presidenti i PAD-së, Neritan Ceka, në fjalën e tij, ndër të tjera tha se “shpresojmë që jo vetëm të gjejmë një shkembim përvoje, por dhe një mesazh që do të japim  se si në Shqipëri po shkohet për t’i zgjidhur çështjet e politikës në tryezë.”  Duke vijuar më tej, ai theksoi se, jemi në përgatitje për mbrojtjen e Kushtetutës, ku është përfshirë dhe shoqëria civile. Sipas tij, aleatët e PAD janë LSI, PASD dhe PDS. “Ne shpresojmë që nga kjo luftë për qytetarin të krijohet dhe  poli i tretë, të krijiohet grupimi, i cili do të dekurajojë dhe do të shkatërrojë përfundimisht përpjekjen për të  monopolizuar politikën”, tha Ceka.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›