Teuta rigjen Superioren pas 120’ të çmendura
Teuta e Durrësit arriti të sigurojë mbijetesën në Kategorinë Superiore pas 120 minutave lojë drithëruese ndaj Burrelit në ndeshjen e “play-out”.
FATJON KODRA
Durrsakët fituan 2-1 në takimin e zhvilluar në “Qemal Stafa” dhe gjithçka u vendos nga një penallti e realizuar nga Hodo në minutën e 108-të. Një ndeshje e mbushur me tension dhe ku në fushë praktikisht ka ndodhur gjithçka deri në vërshëllimin e trefishtë të gjyqtarit kryesor Sokol Jareci. Dy pjesët e shtesës u karakterizuan nga tensioni, teksa u hodh ideja e një braktisjeje nga ana e Burrelit, pas penalltisë së dhënë nga gjyqtari Sokol Jareci për Teutën 13 minuta nga përfundimi i 120 minutave. U dhanë nëntë kartonë të verdhë e dy kartonë të kuq. Mbrojtësi Dushku shfrytëzoi në maksimum harkimin nga e majta të Ilirjan Çaushajt, e duke realizuar golin e parë në minutën e 7-të për blutë e Kristaq Miles. Për t’u theksuar është fakti se gati 100 % e të pranishmëve në stadium ishin tifozë të Burrelit. Burreli mundi të gjejë golin e dëshiruar, në sekondat e fundit të shtesës 4-minutëshe. Xhetani fitoi një goditje dënimi, që u ekzekutua mjaft bukur nga Xhixha, që gjeti golin e barazimit. 1-1. Pak minuta pas fillimit të shtesës, Uka i Burrelit humbet një rast në mënyrë të pabesueshme, kur pas një gabimi të portierit Vashaku me portën e boshatisur bën më të vështirën, duke e çuar topin mbi traversë. Në fillimin e pjesës së dytë shtesë ishte radha e durrsakëve, me Dushkun që goditi shtyllën dhe në tentativën e dytë portieri Haxhiaj, bëri mrekullinë. Dy minuta më pas Haxhiaj pengon Çotën në zonë dhe Jareci akordoi penallti për Teutën, duke ndëshkuar me karton të kuq portierin. Drejtuesit matjanë protestuan ashpër dhe braktisën fushën për 5 minuta në shenjë revolte. Pas reflektimit, Burreli vendosi të kthehej në fushë, teksa Xhixha luajti në minutat e mbetura në rolin e portierit. Nga pika u bardhë goditi Hodo, i cili ishte i saktë duke fiksuar edhe golin (2-1), që e bëri të mbijetojë Teutën në Kategorinë Superiore. Pas këtij momenti ka kohë edhe për një karton të kuq për Likmetën e Teutës.