E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Reformat, dekor i aleancës PS-PD”

Kryetari i PDS-së Paskal Milo akuzoi dje dy partitë e mëdha për aleancën e tyre të çuditshme me dekor reformat e mëdha të vendit. 

“Reformat që po bëhen janë dekor i një aleance të çuditshme PD-PS”, tha Milo. Këtë deklaratë Milo i bëri në konferencën e gruas të PDS-së në qytetin e Vlorës, në të cilën iu bë një analizë punës së kësaj strukture në këtë qytet. Duke folur për rëndësinë e referendumit popullor për mbrojtjen e kushtetutës, kreu i PDS-së tha se ai do të pengojë rikthimin e pushtetit autoritar të Berishës. “Rezistencë kombëtare ndaj rrezikut të rivendosjes së pushtetit autoritarit të Berishës. Mbrojtja e Kushtetutës është çështje e të gjithë qytetarëve”, tha Milo. Kreu i PDS-së akuzoi socialistët të cilët i dhanë oksigjen pushtetit autoritarit të Berishës, duke bashkëpunuar për ndryshimet e rëndësishme kushtetuese të 21 prillit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›