Ari Han zbulon futbollistët në dy ndeshjet e ardhshme
NgaAltin Latifi
Trajneri i kombëtares shqiptare Ari Han ka zbuluar emrat e 22 futbollistëve që do të luajnë ndaj Hungarisë më 11 tetor dhe Portugalisë, 4 ditë më vonë.
Trajneri i kombëtares shqiptare Ari Han ka zbuluar emrat e 22 futbollistëve që do të luajnë ndaj Hungarisë më 11 tetor dhe Portugalisë, 4 ditë më vonë. Në fakt, tekniku holandez nuk ka bërë asnjë ndryshim në krahasim me ata lojtarë që ishin të grumbulluar për dy sfidat e para me Suedinë dhe Maltën. Përpos kësaj, përfaqësuesja shqiptare është goditur nga një seri dëmtimesh kohët e fundit, duke nisur nga Klodian Duro apo Edmond Kapllani, të cilët gjithsesi priten të jenë të gatshëm për më 11 tetor. Kapllani i ka kaluar plotësisht problemet e tij dhe është i gatshëm të luajë për Karlsruhen, ndërkohë që Duro vazhdon të qëndrojë jashtë. Probleme ka edhe Portugalia, e cila ka të dëmtuar 4 prej futbollistëve kryesorë, si Deko, Rikardo Karvajo, Simao dhe Manike. Takimi mes Shqipërisë dhe Hungarisë do të zhvillohet më 11 tetor në stadiumin Ferenc Pushkash të Budapestit, në orën 19.45. Katër ditë më vonë, kuqezinjtë do të luajnë në Bragë ndaj Portugalisë. Ndeshja ndaj përfaqësueses iberike do të luhet në orën 21.45 me orën shqiptare.
(d.b/News24/BalkanWeb)