E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ari i Zi: Çmime rekord në vend

Nafta arrin çmime rekord në pikat me pakicë të karburanteve në kryeqytet. Nga një vëzhgim i “MAPO”, dje në pikat me pakicë të tregtimit të naftës dhe benzinës, 1 litër naftë kushtonte nga 170-177 lekë dhe një litër benzinë tregtohej nga 172-178 lekë, sipas kompanive të ndryshme. “Ka 10 ditë që shesim karburantin me këto kuota. Nuk na kanë lajmëruar për ndryshime në çmim” - u shpreh një tregtar në një pikë pakice. Sipas tij, ngjarjet e fundit që tronditën publikisht tregun e karburanteve, ku u arrestuan zyrtarë dhe administratorë të kompanisë ‘virxhin’, iu hoq licenca 4 kompanive të karburanteve dhe u pezullua veprimtaria për 7 të tjera, nuk ka ndikuar në cmim këto ditë. Tregtarët që operojnë në këtë treg u shprehën për MAPO se kompanitë e pezulluara zyrtarisht sipas ligjit vazhdojnë ende të punojnë dhe të shesin jo në mënyrë të ligjshme duke abuzuar si në sasi dhe cilësi, pasi sipas këtyre tregtarëve ata nuk janë paisur me kasa fiskale. Në këtë mënyrë, tregu i karburantëve vazhdon të jetë treg abuziv duke nxitur rekorde të reja cmimesh. Janë konsumatorët ata që ankohen dhe iu rëndon barra e crregullimeve të këtij tregu.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›