Tcunami, Shqipëria i jep Japonisë 100.000 $
Pas cunamit apokaliptik që goditi të premtet që shkoi Japoninë, i cili përpiu mijëra jetë njerëzish, shkaktoi qindra të humbur si dhe mijëra shtëpi të shkatërruara, kreu i ekzekutivit shqiptar në mbledhjen e sotme deklaroi se qeveria do të miratojë një buxhet ndihme për Japoninë. Kontributi i ndihmës, i llogaritur për vendin e prekur nga cunami, është 100.000$. Të premten që shkoi, Japonia u godit nga tërmeti me magnitudë 8.9 gradë të shkallës rihter, një ndër 10 tërmetet më të fuqishme në 150 vitet e fundit.