E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arian Cani, nesër në skenë si aktor

Autori i Lajmit: red.
U hoqi kollaret politikanëve, por edhe ua vuri sërish para kamerave… I (zh)veshi artistët para publikut, por edhe ua veshi sa pat mundësi. I çliroi personalitet publike nga emocionet, por edhe i futi në kurth… Po referohemi në numrin njëjës, edhe pse duket e vështirë që të gjitha këto mund t i bëjë një njeri i vetëm, por jo kur bëhet fjalë për Arian Çanin. Për më tepër kur tani ka vendosur të krijojë një "Zonë të lirë" vetëm për veten. Nuk ka kamera, nuk ka të ftuar, por një publik, që do paguajë biletën, për të dëgjuar atë. Dhe, biletat janë shitur, edhe pse njerëzit nuk dinë asgjë se çfarë do të thotë Çani në iniciativën e tij më të fundit. Ai, që gjatë gjithë kohës tenton që të mos lërë gjë të fshehtë, u kërkon të tjerëve të mbajnë një sekret, i cili në të vërtetë do të zbulohet vetëm nesër. "One man shoë" është spektakli teatror, që gazetari i njohur ofron për publikun në skenën e re të Teatrit të Metropolit (pas Muzeut Kombëtar), me titullin "Ej, mos i thuaj njeriu!". Është një zhanër, i panjohur për skenën shqiptare, që Çani e eksperimenton për herë të parë, duke filluar nga data 17 maj. Histori dhe situata plot humor të zi do ta shoqërojnë publikun gjatë gjithë shfaqjes. Për ata që janë mësuar ta shohin brenda kuadratit të televizionit, çdo të premte në emisionin "Zonë e lirë", ajo çka gazetari do të ofrojë në "One man shoë", është krejtësisht ndryshe. Nuk është aktori tipik, por rrëfimtari, i cili qëndron i vetëm në skenë. Nuk do të jetë i rrethuar nga politikanë, njerëz të shoqërisë civile, artistë të njohur dhe ata që tentojnë të jenë, këngëtare me minifunde, apo njerëz që nuk i njeh askush, por që gjithsesi, kanë diçka për të thënë. Gjithçka që Çani nuk ka rrëfyer dot nga ekrani, do ta ofrojë në një skenë teatri, ku kësaj here është ai që flet, pa e ndërprerë kush, është ai që rrëfehet dhe i përçon publikut, duke e parë në sy, perceptimin e tij mbi botën, mbi njeriun, mbi fenomene e gjëra të përditshmërisë. Thelbi i këtij shoë teatral është çmitizimi i disa fenomeneve moderne të jetës sonë të përditshme. Një këndvështrim shumë interesant, provokues, origjinal dhe subjektiv. Një komunikim i drejtpërdrejtë, interaktiv që tenton të sjellë në vëmendje ngjarje, situata dhe rrethana, të cilat i përjetojmë çdo ditë në forma të ngjashme. Fenomene të shndërruara në "mite moderne", që ne i ndeshim rëndom dhe gjithandej në jetën tonë, si publiciteti, spoti i Pangos, modeli i ri i rrobave të banjës, të varfrit, klasa politike dhe zgjedhjet e 28 qershorit, televizioni si një makth, fatura e një shfaqjeje në teatër, "dhimbja" para ndarjes me publikun, etj... Dhe gazetari, këtë herë mban një qëndrim të hapur ndaj këtyre "miteve" moderne, duke i "zhveshur" nga "aureola" mitike, por pa ua zbehur vlerën dhe rëndësinë e tyre. Me pak fjalë, një rrëfim që mbështetet në detaje dhe histori të thjeshta, të cilat njerëzit shpesh i thonë me zë të ulët. Ashtu si edhe herë të tjera, në të tjera forma, Çani merr kurajën t i tregojë me zë të lartë, ndërsa paraprakisht rrëfen të tjera sekrete për gazetën “Ballkan”. Ndiqni intervistën…

Nga gazetar, drejtues i një prej emisioneve më të ndjekura dhe me popullaritet të madh në vend, tashmë Arian Çanin e shohim në skenë si një aktor apo si një shoë-men?
Çani: Po... Më në fund... Kisha kaq kohë që doja ta provoja këtë aventurë të re... Bukur apo jo?

A mund ta quani veten të virgjër...në këtë drejtim (aktor apo shoë-men)?
Çani: Besoj se po. Po, po. Mund ta them me gojën plot: Po po, unë jam i virgjër...ha ha ha

“Ej, mos i thuaj njeriu”, aq shumë po flitet për shfaqjen tuaj, sa po na duken si thashetheme kafenesh, derisa t ju shohim vërtet në skenë. Thuhet se do të jetë e veçantë. Mos ia keni hapur namin vetes nga fakti se do ta drejtoni ju, apo është premtues formati i shfaqjes?
Çani: Janë të gjitha bashkë. E rëndësishme është që po bëj aktorin për herë të parë në skenë. Të tjerat vijnë vetë...

Megjithë publicitetin e madh që i është bërë kësaj shfaqjeje dhe interesit të madh të publikut, vetë titulli e ka “hermetizuar” paksa informacionin lidhur me formatin. Do të na dalësh pak jashtë hermetizmit, duke na rrëfyer diçka më shumë, se edhe ne të premtojmë se nuk do t ia themi njeriu...
Çani: Nuk mund të them shumë gjëra, pasi duhet ruajtur surpriza deri në fund… Megjithatë, mund t ju them vetëm se thelbi i këtij shoë teatral është rrëfimi dhe çmitizimi i disa fenomeneve moderne të jetës sonë të përditshme. Një këndvështrim që unë mendoj se është interesant, provokues, origjinal dhe subjektiv sigurisht që unë e ndaj me publikun në sallë. Një komunikim i drejtpërdrejtë interaktiv që tenton të sjellë në vëmendje ngjarje, situata dhe rrethana, të cilat ne i përjetojmë çdo ditë në forma të ngjashme. Fenomene të shndërruara në mite moderne që ne i ndeshim rëndom dhe gjithandej në jetën tonë si publiciteti, spoti i Pangos, modeli i ri i rrobave të banjos, të varfërit, klasa politike dhe zgjedhjet e 28 qershorit, televizioni si një makth, fatura e një shfaqje në Teatër, dhimbja para ndarjes me publikun, etj... Për më shumë informacion, takohemi te Teatri Metropolit, pas Muzeut Kombëtar, duke filluar nga e diela, më 17 maj 2009...

Ariani përballë publikut, pa të ftuar, por i ftuar vetë....Si ndihesh për këtë?
Çani: Nuk e di ende, pasi këtë do ta provoj nesër në orën 8 të mbrëmjes, te Teatri i Metropolit... Po besoj se kjo më pëlqen...

Mos na thuaj që do të jetë monolog, se duket e mërzitshme? Ose, na bind për të kundërtën...
Çani: Sigurisht që nuk është monolog… Është One Man Shoë! Duket si e njejta gjë, por është totalisht tjetër gjë… Bëhet për herë të parë në Shqipëri… Megjithatë, as nuk kam ndërmend t ju bind… Ju pres në Teatrin e Metropolit, të dielën, të hënën, të martën dhe të mërkurën. Kujdes! E diela dhe e hëna janë plot, duhet të kapni ndonjë biletë për të martën dhe të mërkurën…

Në informacionin e kësaj shfaqjeje shprehet tekstualisht se do të thoni në shoë ato që nuk keni mundur ndonjëherë t i thoni në emision. Domethënë jeni censuruar?
Çani: Jo aspak, por është krejt tjetër gjë nga emisioni… Te “Zonë e Lirë”, unë nuk kam kohë dhe mundësi të rrëfej historitë e mia për 1 orë e 15 minuta... Unë në emision ftoj të tjerë personazhe për të më rrëfyer historitë e tyre. Pra, nuk duhen ngatërruar zhanret e komunikimit... Kujdes Geri...!

Mos do të na rrëfesh gjë të pathënat e emisionit “Zonë e Lirë”?
Çani: Jo, nuk është tamam kështu… Po pse ky kuriozitet kaq i madh… Nesër është shfaqja!

Çfarë i ka fshehur Arian Çani, gazetari dhe drejtuesi i emisionit “Zonë e Lirë” publikut?
Çani: Asgjë. Kjo që po bëj në skenë, është komplet tjetër gjë…

A ka ndonjë gjë të përbashkët “Zonë e lirë” dhe “Ej, mos ia thuaj njeriut”, sigurisht veç drejtuesit e bashkëpunëtorëve?
Çani: Jo, përveç drejtuesit, asgjë tjëtër...

Po vjen vera Arian, dhe e morëm vesh që nuk ka as kondicioner atje ku ju do të drejtoni shfaqjen e re. Mos e keni bërë enkas që të tregoni se do të jetë shfaqje “e nxehtë”?
Çani: Ahaaaa... Dmth keni filluar të mësoni disa sekrete Geri?! Bravo Geri...Bravo... Je shumë e mirë...

Do të jetë një shfaqje plot me “humor të zi”, çfarë sinjifikon “humori i zi”?
Çani: Do na duhej shumë kohë të sqaronim këtë koncept... Me pak fjalë, janë histori të ndërtuara në një mënyrë të tillë, që të bëjnë gjithësesi të reflektosh sa që kur të dalësh nga salla në fund të shfaqjes, ti do t i thuash vetes: Ia vlejti, nuk e humba kohën kot...

Arian, jeni ndër të vetmit, apo më saktë i vetmi drejtues, që keni arritur të zbërtheni nga komplekset politikanët, artistët madje keni arritur deri diku të zbërtheni nga komplekset edhe publikun. Përveç kësaj, kur ju pyesim për “zbërthim”, çfarë ju vjen në mendje?
Çani: Mbërtheckat… Ha ha ha... Pyetje e lezeçme...

Ju dëgjuam në një emision televiziv ku (ishit i ftuar) të thonit aq shpesh fjalën orgazëm kur përballë kishit një mashkull, sa na u duk sikur të ishte përshëndetje e ditës, “mirëmëngjes”. Është vetëm një “reaksion” i djemve përballë, apo ky është Ariani i përditshëm....
Çani: Ky është Ariani i përditshëm, pak a shumë... U ndjeve keq zemër?

A do ta përballonit dot një emision ku mos të përmendnit asnjëherë fjalën seks?
Çani: Po zemër, patjetër... Nëse ma kërkon ti, të jap fjalën... Për ty, mund ta bëj... Të përqafoj Geri... Je shumë e mirë...

Shfaqja
"One Man Show"- Shfaqje me një aktor të vetëm në skenë.
Titulli: "Ej mos ia thuaj njeriu!"
Ideja dhe skenari: Arian Çani
Aktor: Arian Çani
Regjia: Hervin Çuli
Grafic designer: Kliton Kuka
Muzika: Dj Çerri
Fotografia: Geliand Kaleci
Skena: Teatri i Metropolit (pas Muzeut Kombëtar)
Data: Duke filluar nga 17 maji
Ora: 20:00

Ky lajm është publikuar: 16/05/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›