“Priortiteti i LSI-së për Durrësin ndërtimi i një porti të ri peshkimi”
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, theksoi në qytetin Durrësit se “dy prioritetet e LSI-së për këtë qytet do të jenë ndërtimi i një porti të ri peshkimi, si dhe dyfishimi i kapaciteteve përpunuese brenda 4 viteve të ardhshme të portit të Durrësit". Gjatë prezantimit të programit qeverisës të LSI-së, Meta tha se "programi ynë synon të heqë tatim-fitimin për çdo biznes të ri që do të krijohet në të ardhmen. Për çdo vend të ri pune që krijohet në bizneset ekzistuese do të kemi një zbritje të tatimeve deri në 5 mijë lekë, në varësi të llojit të biznesit dhe vendit të punës”, tha Meta.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2009