Mami i Bjordit: Adela na priti si zonjë shtëpie
Autori i Lajmit: red.
I mjaftuan vetëm 3 ditë qëndrimi në shtëpinë e “Big Brother Albania” për t u bërë po aq e famshme sa edhe djali i saj, që ka 3 muaj aty. Antoneta Nushi, mamaja e konkurrentit Bjordi Mezini është kthyer një ndër personazhet më interesantë të reality shoë-t më të ndjekur në Shqipëri, për shkak të tipit të saj energjik si femër, por edhe të ndjeshmërisë si nënë. Që të dyja karakteret e saj po i zbërthejmë në këtë intervistë eksluzive për “Ballkan”...
Tashmë jeni një ish-banore e shtëpisë më të famshme në vend “Big Brother”, njëkohësisht keni thyer edhe rekordin për kohën më të shkurtër të një “banori” që ka qëndruar atje. Na tregoni pak për eksperiencën tuaj dhe si jeni ndjerë ato tre ditë në shtëpi?
Ne kishim fatin më të mirë që hymë në këtë shtëpi kaq të famshme. E para, sepse kishim atje fëmijët tanë dhe e dyta, e kishim përjetuar këtë shtëpi nga televizori për tre muaj. Emocionet ishin të jashtëzakonshme, por kur e pashë me të vërtetë që nuk kisha mundësi të komandoja emocionet e mia, e vura veten në rolin e mamasë. Them se arritja ime ishte kjo, që bëra më së miri rolin e mamasë.
Faktikisht, keni qenë mamaja që ka qëndruar më afër fëmijës, ndër të gjitha mamatë e tjera keni qenë gjithmonë e pranishme fizikisht dhe e ndjerë si të thuash...
Kjo bën pjesë në karakterin tim. Domethënë, vetëm me këmbënguljen time kam arritur këto rezultate me djalin. Besoj se, pavarësisht se ai ishte brenda në shtëpi, nëse do të largohesha unë do të më dukej sikur e kisha lënë vetëm. “Big Brother” e kam përjetuar, e kam përjetuar qëndrimin e Bjordit në shtëpi. Më dukej sikur ia demonstroja atij që unë jam afër tij.
Bjordi tashmë është një ndër katër finalistët. Keni menduar vërtetë se do të arrinte Bjordi në finale? E shikoni arritjen në finale si një fitore?
Natyrisht finalen e Bjordit unë e kam imagjinuar gjithmonë duke ditur karakterin e Bjordit dhe popullaritetin që ai ka. Por natyrisht që dalja menjëherë e Bjordit në finale më ka lumturuar jashtë mase, sepse u përzgjodh edhe nga nënat.
Gjatë qëndrimit në shtëpi i keni thënë Bjordit që, “i pari mbetet i pari”. Mendoni se ai do të jetë fituesi?
Unë akoma shpresoj dhe akoma i uroj. Nuk mund të bëj parashikime, nuk është në dorën time, por që shpresoj që Bjordi duhet të fitojë Big Brother.
Sipas mendimit tuaj e kanë merituar të gjithë finalistët të jenë atje ku janë sot, përveç Qetësorit, sepse tashmë e dimë që e doni shumë?
Unë Qetësorin e vlerësoj, sepse është djalë këmbëngulës dhe shumë punëtor, por i kisha parashikuar të katërt të ishin atje.
Patët mundësinë të njihnit nga afër dashurinë e Bjordit. Si e parë Adelajdën nga afër?
Adela m u duk një vajzë shumë humane, gjë që nuk e shfaq nëpërmjet ekranit. Adelajda për banorët aty, për djemtë ishte bërë një motër dhe një nënë. Ajo çfarë më ka lënë më shumë mbresa ishte se Adelajda na ka pritur sikur të ishte zonja e shtëpisë.
Bjordi dhe Adela tashmë janë fejuar. Ndërkohë që kur Adi ia ka komunikuar këtë, Adelajda i ka thënë Bjordit: “Mos u frikëso”. Çfarë mendoni për këtë?
Nganjëherë ato që bën Adela, i bën me gojë dhe jo me zemër. Tashmë jemi mësuar me këtë. Nuk ma do mendja se ato që tha Adela nuk i dëshiron.
Zonja Antoneta, që të sqarojmë edhe publikun, në fillim Bjordi ka thënë se drejton një firmë ndërtimi, ndërkohë tre ditë më parë i ka thënë Adelajdës se i duhet çmimi 70 mijë euro, pasi ka para borxh dhe Adelajda i ka premtuar se do t i dhurojë 5 mijë euro nëse fiton. Realisht Bjordi i ka këto borxhe apo është i pasur?
Bjordi meqënëse është një biznesmen i ri. Për të investuar ka marrë një kredi, ka marrë një borxh në bankë. Dhe, Bjordi, deri në momentin që do të lajë këto para, ndihet në borxh. Këto para i ka marrë për të investuar në punën e tij.
Sot Bjordi do të njihet me ofertën e shtëpisë kinematografike për të qenë një aktor, gjë që ai e ka ëndërruar gjithmonë. Si do e presë këtë lajm?
Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra e Bjordit dhe është fitorja më e madhe e tij. Mendoj se do ta presë i ekzaltuar.
Dalja e Arjanit nga shtëpia ju emocionoi shumë. E meritonte ai të dilte?
Unë daljen e Arit, por mendoj se jo vetëm unë, por edhe shikuesit e Big Brother e kishin imagjinuar, për të vetmen arsye: Jo sepse Ari nuk e meritonte finalen, por katër të tjerët ishin katër personazhe shumë të fortë dhe që kishin dhënë shumë emocione të vërteta.
Kjo, mbase ngaqë Ari është futur më vonë në shtëpi dhe të tjerët i kanë fituar fansat që nga fillimi?
Ari ishte njeri shumë interesant, pata nderin ta njoh nga afër. Ishte djalë shumë interesant, shumë inteligjent dhe i kompletuar. Pavarësisht se u fut me vonesë, diti të demonstrojë se kush ishte. Kështu që publiku e mbajti deri afër finales.
Dy krushkat në një shtëpi; mamaja e Adelajdës, zonja Sanije dhe ju. Si u ndjetë për këtë?
Unë jam ndier shumë mire, por më vinte keq për Sanijen që ishte jo shumë komode në atë pozicion dhe e përjetova këtë, më erdhi keq.
U mërzitët kur kuptuat se në dhomën tuaj kishte kamera. Kjo mbase keni menduar se keni bërë diçka që nuk duhet?
Unë them se, deri sa publiku na vlerësoi shumë, ne kemi qenë vetvetja si me kamera dhe pa kamera. Problemi im kryesor ishte se ne, duke qenë në një moshë jo të re, nuk donim të ishim të pahijshme përpara publikut në intimitetin tonë. Nuk kishte asgjë të keqe.
Keni qenë shumë sportive dhe aktive në shtëpi. Këtë e keni bërë për t i dhënë sa më shumë pikë Bjordit, apo ashtu jeni çdo ditë?
Jo unë u përpoqa që të ishte në rolin e nënës aty dhe u përpoqa që të tregoja në të gjitha mënyrat vetitë e nënës së Bjordit. Për të qenë Bjordi i kompletuar, unë doja që të isha nënë e denjë për të dhe them se kam qenë vetvetja.
Gjatë qëndrimit në shtëpi jeni ndier në siklet nga kamerat apo emocione?
Natyrisht, them se çdo njeri edhe artistët e mëdhenj impresionohen nga kamerat, por them se këto emocione ikën, kur nisëm të ishim nëna për fëmijët tanë në shtëpi.
Nëse ju jepej mundësia do të arrinit të qëndronit më shumë se një javë në shtëpi?
Unë nuk e kisha imagjinuar ndonjëherë që të isha brenda në atë shtëpi, por e pashë që publiku donte që ne, nenat të qëndronim në Big Brother dhe do të kisha qëndruar me gjithë qejf.
Nominimet që keni bërë i keni përjetuar shumë keq, jo vetëm ju por të pesta nënat që ishin në shtëpi...
Në atë moment vërtetë që kemi kuptuar se çfarë kanë përjetuar dhe se në çfarë prove kanë qenë banorët e Big Brother. Nominimet ishin gjëja më e tmerrshme që mund të kaloje në ato mure. Ne e përjetuam jashtë mase keq dhe donim që mos të kishim përjetuar këtë provë jashtë mase të vështirë.
I keni thënë Bjordit brenda në shtëpi se kur të dalë e presin shumë punë dhe gjëra jashtë. E keni patur fjalën vetëm për ofertën kinematografike që i është bërë Bjordit apo diçka tjetër?
Jo. Natyrisht ajo është një dëshirë e Bjordit, kinematografia, por dëshira ime është që Bjordi të impenjohet me problemet sociale të Shqipërisë, të ketë bindje të plotë që të punojë pranë vendit tonë.
Kjo do të thotë se keni dëshirë që Bjordi të qëndrojë në Shqipëri përgjithmonë?
Bjordi duhet të japë maksimumin këtu edhe pse mund të punojë në Itali.
E shikoni afatgjatë lidhjen e Bjordit me Adelajdën?
Kjo është e vetmja gjë që nuk mundem ta parashikoj. Di që Bjordi është këmbëngulës dhe mbron gjërat që do, por unë nuk e parashikoj dot këtë lidhje.
Zonja Antoneta keni lidhur bashkë me njëri-tjetrin banorët, edhe ata që nuk janë ndarë mirë në shtëpi...
Unë që nga fillimi jam përpjekur që t i bëj njoh mirë banorët dhe siç e kam theksuar se çdo banor aty brenda ka patur vlerat e veta. Ndoshta edhe ata që dolën mund të jepnin shumë edhe më shumë, por nuk patën mundësi që të jepnin maksimumin apo nuk patën kohën e duhur për të dhënë atë që ata donin. Kështu që çdo banor i shtëpisë që ka dalë, unë si nëna e Bjordit kam dashur që dikë ta përgëzoj, dikë ta përqafoj, dikë ta uroj. Për mua ishin pothuajse të gjithë njëlloj.
Cili nga banorët ka qenë krejtësisht ndryshe jashtë shtëpisë?
Unë jetën e tyre jashtë nuk e njoh. Unë i njoh vetëm nëpërmjet spektaklit. Por mund të them se kam patur rastin të njoh Zhulietën, e cila krijoi një përshtypje pothuajse negative brenda, por e kam njohur atë jashtë dhe është një vajzë jashtëzakonisht xhentile, shumë e thellë në mendime dhe inteligjente. Nuk është ajo femra të cilën ne e kemi parë atje.
Me kë nga banorët jeni afeksionuar më shumë?
Me Adelajdën.
Kemi parë telefonatën e babait të Bjordit dhe emocionet e asaj. Ju si e keni parë këtë pjesë?
Tek telefonata e të atit pashë shumë emocione tek ai burrë. Natyrisht që nuk është e lehtë që të lidhesh me djalin pas shumë vjetësh përpara miliona shikuesve. Është shumë emotive.
Mendonte se reagimi i të atit të Bjordit vinte nga fakti se ai ishte në Big Brother apo ai do të reagonte gjithsesi?
Jo. Unë mendoj se kjo pauzë nuk do të shkonte shumë gjatë njohja e tyre, sepse Bjordi kishte gati një vit që ma kërkonte me çdo kusht që të shkonte të takonte të atin.
Si do të reagoj Bjordi kur ta takojë atë?
Natyrisht që Bjordi jo vetëm që është kurioz, por ka edhe dëshirë të madhe që të rrijë me të. Mund të krijohet një marrëdhënie shumë e mirë ndërmjet tyre.
Ky lajm është publikuar: 16/05/2009