E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arie Haan në pikëpyetje

Arie Haan

Tekniku kuqezi flet per mediat hollandeze dhe tregon se kriza e fundit qe e nxorri Shqiperine jashte FIFA-s po e demton ekipin e tij

Futbolli shqiptar është mbërthyer në një krizë totale, ndërkohë që dhe ardhmja e Ari Hanit si trajner është e pasigurt. Lajmi jepet nga një gazetë holandeze online "pzc.nl", që i referohet jo vetëm teknikut, por edhe një trajneri shqiptar të skuadrës amatore, Ternuezen, Ardian Lekaj. "Për shkak të ndërhyrjes politike në sport", - shkruan ueb-sajti "tulipan", "dyert e Shqipërisë janë mbyllur nga FIFA (federata botërore) dhe UEFA (federata evropiane) për të marrë pjesë në turnetë ndërkombëtare. Masa e vendosur është në fuqi derisa të gjendet një zgjidhje e problemeve të brendshme". Trajneri i ekipit të futbollit Treunzen, Adrian Lekaj, i cili ka si ambicie të tij të qenit asistent, tregon se Han ka planifi kuar t’i japë fund si trajner i kombëtares, nëse konflikti nuk do të zgjidhet. Han thotë të kundërtën: "Unë nuk dua të largohem, madje nuk e kam thënë këtë. Atje (në Shqipëri) absolutisht nuk e kam thënë ("Ik weet niet waar dat verhaal vandaan komt. Daar is absoluut geen sprake van". Federata e Futbollit dhe ministria e Sporteve në vend janë në konflikt në lidhje me statutin, të cilin qeveria nuk e miraton. Për këtë arsye, fillimisht FIFA, e më pas UEFA gjatë kësaj jave e pezulloi Shqipërinë. Han ishte tri ditë në Shqipëri për të folur me drejtuesit, përpara se ai të rikthehej në Gjermani në pritje të zhvillimeve të reja. Han thotë: "Ne duhet të luanim kësaj jave një ndeshje miqësore kundër Arabisë Saudite dhe javën e ardhshme kundër Moldavisë. Nuk arritëm t’i luanim për shkak të situatës që mbizotëron në atë vend (Shqipëri), por unë do të largohem nëse kjo nuk do të zgjidhet për një kohë të shkurtër". Sipas Adrian Lekajt, i cili qëndroi në Shqipëri edhe një ditë më shumë (se Han), negociatat janë në nivelin më të ulët. "Në një konferencë për shtyp, të cilën Han e mbajti të mërkurën (19 mars), ai tha se shpreson në një zgjidhje të shpejtë. Nëse Shqipëria nuk do të luajë edhe ndeshjen kundër Polonisë, ai do të largohet si trajner i Kombëtares". Han kundërshton: "Këtë unë nuk e kam thënë. Unë u thashë njerëzve të federatës se dëshiroj që konflikti të zgjidhet sa më shpejt, në të kundërtën futbollistët nuk do të provohen". "Trajneri, i cili nënshkroi në janar, tha se nuk e dinte se kur do të kthehej sërish në Shqipëri. "Gjithçka varet se si do të shkojë situata". Njëmbëdhjetëshi shqiptar për momentin nuk do të ketë mundësi të luajë ndeshje ndërkombëtare, por trajneri parashikon dy grumbullime të lojtarëve të tij përpara se të ndeshet në shtator kundër Suedisë për kualifikueset e Kupës së Botës 2010. Ari Han tha se nuk dinte asgjë rreth një asistencë të mundshme të Adrian Lekajt ("Haan ontkent rol van Lekaj bij Albanië"): "Asistenti im është Teo de Jong. Përsa i përket Lekajt nuk mund them se ai mund të ketë një rol në stafin tim" "Po, kjo është e vërtetë", - pranon Lekaj. "Për shkak të situatës që mbizotëron tani në Shqipëri, ne nuk kemi folur për këtë. Por pa dyshim që do të flasë me Hanin në një fazë të afërt".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›