E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arjan Beqaj, portieri i katërt më i mirë

Arjan Beqaj është portieri i katërt më i mirë në zonën europiane, gjatë eliminatoreve të Botërorit 2010. Kjo konfirmohet nga statistikat për ndeshje të luajtura. Ky ka qenë një edicion i pafat për "gardianin" 33-vjeçar, që për shkak dëmtimi është detyruar të qëndrojë më së shumti jashtë Kombëtares: ai ka luajtur vetëm 4 takime, ndërsa që prej 15 tetorit 2008 në barazimin 0:0 në Portugali nuk ka luajtur në pesë ndeshjet e tjera në grup. Gjithsesi, në takimet kur ka zbritur në fushë Beqaj ka shkëlqyer. Në tri raste (kundër Suedisë, Maltës dhe Portugalisë), kuqeziu nuk ka lejuar rrjetën e tij që të prekej. Sipas përqindjeve, numri 1 i Kombëtares ka neutralizuar 88.90 për qind të gjuajtjeve drejt portës. Ai ka lënë mbrapa portierin e Spanjës dhe të Realit të Madridit, Iker Kasiljas (88.20%). I pari në këtë klasifikim të veçantë për portierë është Sorensen i Danimarkës me 92.90 për qind. Pas tij vijnë italiani Bufon (90.50%) dhe suedezi Isakson (90.30%).

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›