E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 18 mijë euro për familjen Filipi

Ravena dhe Lacio zhvilluan miqësoren në nder të futbollistit shqiptar, Brian Filipi, i cili humbi tragjikisht jetën në Itali, pas një aksidenti automobilistik. 2157 tifozë ishin të pranishëm në këtë ndeshje bamirësie, për një total prej 18.157 eurosh të ardhura nga biletat. Ky ishte rezultati më i rëndësishëm i mbrëmjes së të mërkurës në stadiumin "Beneli". Publiku në Ravena iu përgjigj thirrjes së klubit për solidaritet me familjen e 20-vjeçarit shqiptar, pasi të gjitha përfitimet nga ky takim janë hedhur në një llogari bankare, që do t‘u shërbejë të afërmve të Brianit. Në fushë fitoi Lacio, ashtu si parashikohej edhe me logjikë. Rezultati final i ndeshjes 1:0 u vulos nga rrjeta e Foxhias në pjesën e parë. Gjatë hyrjes në fushë, lojtarët e Ravenas mbanin një bluzë, e cila i dedikohej Filipit.

e. k.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›