Arjan Leka, Strabizmi hyjnor i syrit universal
22/05/2005 Një ekuacion figurativ i këtyre dy lloj kuptimeve i ka dhënë vëllimit poetik “Strabizëm”, “narcizizmin e brendshëm” për t’u vetëshpallur si një nga librat më të suksesshëm poetikë, botuar së fundi, një risi në letërsinë shqipe dhe një traditë e ardhur gjithmonë në përshtatje me artin e bukur të fjalës.
Nëse strabizmi, si kuptim fillestar, është deviacioni natyral apo i formuar prej retinës së syrit, i kushtëzuar nga lëvizja apo përqëndrimi i syrit, njihet edhe një lloj tjetër strabizmi, ai i Venerës, që është forma më e lartë e konsideruar si shenjë e një mrekullie apo bukurie gati hyjnore.
Një ekuacion figurativ i këtyre dy lloj kuptimeve i ka dhënë vëllimit poetik “Strabizëm”, “narcizizmin e brendshëm” për t’u vetëshpallur si një nga librat më të suksesshëm poetikë, botuar së fundi, një risi në letërsinë shqipe dhe një traditë e ardhur gjithmonë në përshtatje me artin e bukur të fjalës.
Strabizëm shoqëror, strabizëm psikologjik, strabizëm filozofik, strabizëm metaforik dhe të gjithë këta vektorë të fuqishëm të përthyer e të kryqëzuar në fondament të talentit të shkruar në poezitë e librit “Strabizëm” të Arjan Lekës. Thelbi magjik që i bën poezitë e Arjan Lekës të qëndrueshme si kohë, perceptim dhe perçueshmëri, apo çelësi i rrallë që ka dominuar ligjet e mënyrës së ndërtimit të këtyre poezive, është një përputhje e plotë dhe e domosdoshme e modernes me traditën në figurë, në ide, në filozofi dhe në leksik. Kur na rrëfen për …ndarjen me anijen… gati të frikëson me kushtet që vendos për përgatitjen e ndjesive tona, për të bërë këtë udhëtim poetik nga faqja e parë deri tek e fundit, duke e dashur “frikën mos të zë deti (poezia!), e duke ndjerë sigurinë që, nëse ke lexuar poezinë e parë, i ke shpëtuar kësaj fobie ndjellëse. E gjitha kjo është rrjedhojë e mushtit të një mendjeje të shëndoshë dhe shumë prodhimtare, të gjitha thirrjet e autorit për mos… janë ndërtime paradoksale drejt asaj që duhet dalluar në ndërtimet e tij poetike. “strabizmi im pëllenjë vërgosh, m’u krisën sytë nga zogjtë e letrës shumëngjyrëshe, lëshuar re jetërve në qiellin bosh”.
Oponenca që autori i bën vetvetes dhe yllësisë së tij poetike është shumë e mençur dhe shumë intriguese.
Janë 47 krijime, të cilat e përkufizojnë poetin si një poet cilësor dhe tejet të veçantë në zhanrin e poezisë. Strabizmi poetik i autorit ka të bëjë me një drejtpeshim emocionesh, ndërtime gjeometrike figurash dhe përthyerje idesh, të cilat përplasin modernen dhe traditën në vargjet e tij. E diskutuar shumë në rrethet letrare, poezia e autorit është cilësim i lartësisë së fjalës poetike.
“Askush nuk mbytet në det veç plakave çame/ që lajnë tumanet me gjynahun e vjeshtës”.
Autori dialogon me plakun (Porta & sy), në thelb është një refleksion filozofik për jetën dhe vetminë, për Zotin dhe vdekjen. Duke lexuar këto lloje poezish kupton, gjykon dhe përcjell më tej mendimin tënd. Në këtë çast, kur kujtesa e lexuesit fillon të funksionojë vetëdijshëm, duke iu përshtatur ligjeve të poezisë së A.Lekës, autori është i fituar.
Në këtë libër mësojmë se … ato që përplasen kokë më kokë dhe thyejnë brirët në breg, janë dallgë të bardha, jo desh!; ato që u therën këtë vjeshtë mbi Arbanë ishin kumbulla të kuqe, jo dema të bukur larë në gjak vegjetarian.
Të ngatërrosh të qenën me të paqenën, të identifikosh ndodhitë sipas dëshirës dhe jo sipas ndodhjes, do të thotë të njohësh strabizmin e vëngërt të shpirtit, të bëhesh gati të ndërrosh lentet, ose, në paç guxim, të kërresh fare sytë. E thënë kaq poetikisht, filozofia e kësaj poezie është një shprehje e lartë kulture dhe një mbështjellje vargjesh me magjinë e figurës. Kushtëzimi që vjen pas verifikimit, vjen në emër të moralit njerëzor në kuptimin e tij të gjerë, social, universal. Kjo nuk është një shprehje fragmentare në poezitë e “Strabizëm”, ajo vjen si një kundërpeshë e një vëzhgimi të hollë dhe një përjetimi tejet njerëzor. Mendja, sipas autorit, është burgu ku mbyllet përditë, ku ruante miqtë dhe atdheun e ngrënë, nga dita që shkon shkelur me këmbë dhe vjen si ulkonja që shqyen teksa kinse heq shpirt. Por ajo që e trondit më shumë shpirtin e poetit është se pas një gjumi ku kujtesa të dhemb, zgjohesh dhe nuk gjen atdheun gjëkund. Të lexosh këtë dëshmi tronditëse, do të thotë se ndërgjegjësimi njerëzor është shkapërdredhur dhe është tërbuar së ardhuri vërdallë kësaj rrëmuje vlerash dhe ndjesish të përdorura keq. Këtë autori e ka shkruar me një lloj finese dhe tragjizmi, që shumëkush do ta kishte zili. Autori, i njohur si njeri i lindur pranë detit, gjendet me vargjet e tij herë mbi det, herë në të, herë thellësive e zhurmave të tij. Është një pikëvështrim i hollësishëm e dashamir. Të kesh detin si mbrojtës të figurave të tua, të përdorësh detin si kolorit për vargjet, të duash detin dhe ta urresh po kaq dashamirësisht lëkurën e tij, këtë privilegj ta jep të qenurit banor, shikues, dëgjues e pjesë e jetës së tij. Deti, qe lëkura juaj, o durrsakë… lëkura që zhveshët me të shkelur në breg… autori fjalës i gjen kuptimin e saj fillestar, e mitizon vargun dhe filozofon mes kësaj mistike. Sapo dallon strukturën e qartë poetike të Arjan Lekës, sapo dallon shenjat e një universalizimi të fjalës, fillon e shpjegon shumë thjesht vetveten dhe koordinatat e tua në lidhje me poezitë. Duke mos i shpëtuar shijeve për të përzgjedhur, do të veçoja për forcën e rrallë të gjithë komponentëve që përmenda më sipër poezinë “Madrigal me 5 zëra për lumin Drin”, duke dëshmuar me gjuhën e poetit: - Drini po vdes si burrat në shtrat, nuk mundi për shpirt ta ndryshojë atë rrjedhë, kur djemtë kthejnë nga fusha lajnë këmbët me baltë në zemrën e ujit që hesht… Drini ka vdekur si mos më keq në shtrat, njëlloj si pleqtë që s’i pëlqenin De Radës.
Një sakrificë të tillë do të dëshironte më shumë se kushdo poeti, të vdiste e të gjithë të laheshin në vargjet e tij, t’u kyçej e liga, t’u dalë fati shpejt. Ndaj “Strabismi” i Arjan Lekës është aq i ngjashëm me strabizmin hyjnor të Venerës.