Prokuroria heton për shpërdorim detyre kryebashkiakun e Kavajës
Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Bashkisë së Kavajës vihet nën hetim nga organi i akuzës për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Ka qenë denoncimi i tri firmave pjesëmarrëse në një tender për mirëmbajtjen e varrezave të qytetit që ka ngritur organin e akuzës në këmbë për të kryer hetime. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se kanë nisur menjëherë hetimet për Refik Rugian nën akuzën e abuzimit me tenderat.
Hetimet
Dështimi i një tenderi publik çon në prokurori kryetarin e Bashkisë së Kavajës, Refik Rugia. Organi i akuzës ka filluar zyrtarisht hetimin ndaj tij, nën akuzat e abuzimit me tenderat, favorizim të firmave të caktuara dhe shpërdorim detyre. Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se Refik Rugia u denoncua nga 3 shoqëri funeralesh. Sipas të njëjtave burime, mësohet se ato pretendojne se kryetari i Bashkisë ishte përgjegjës për dështimin e tenderit për mirëmbajtjen e varrezës publike me një fond prej 39 milionë lekësh. Ndërkohë akuzat ndaj kryetarit të Bashkisë mund të shtohen, pas dosjes që pritet të dorëzojnë në prokurori 12 anëtarë të Këshillit Bashkiak.
Kontrolli
Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kavajës kanë kërkuar të kontrollojnë zyrën e urbanistikës në Bashki për të hetuar dokumentacionin për disa leje të dhëna nga Bashkia, por nuk janë lejuar. Sipas këshilltarëve, Refik Rugia ka dëmtuar firmat vendase duke shpallur fituese në tenderat e Bashkisë vetëm ato të rretheve të tjera. Për të gjitha akuzat Rugia nuk ka pranuar në asnjë rast të japë shpjegime.
Ky lajm është publikuar: 22/05/2008