Arjoni la të fejuarën italiane për t’u futur në “Big Brother”, Adi i dënuar për drogë
Panorama PLUS
Redona sadiku
Shpesh ngjajnë pohime të pabesueshme dhe në fakt nuk jemi të pritur t’i besojmë me të vërtetë të gjitha. Kjo pasi kësaj here në ndryshim nga edicioni i parë i “Big Brother”, banorët kanë kuptuar se si funksionon loja dhe cilat janë mënyrat më të mira për të tërhequr vëmedjen. Prandaj dhe strategjitë që ata kanë përdorur dhe historitë personale që kanë treguar, janë jo pak intriguese, ndërkohë që nuk dihet se sa të vërteta mund të jenë ato. Ndërkohë Arjon Muça, njëri nga djemtë më të bukur të këtij programi, ka qenë mjaft i rezervuar në rrëfimet e tij për detaje nga jeta private dhe në prezantim është mjaftuar, duke thënë se ka pasur një histori të gjatë, e cila tashmë ka mbaruar. Por ai nuk ka dashur ta bëjë publik një tjetër fakt, duke menduar se e gjitha kjo është një problem, që i takon atij dhe vetëm atij. Ndërkohë, ne mundëm të komunikojmë me Bertin, njërin nga miqtë e tij më të ngushtë me të cilin janë frekuentuar shumë gjatë qëndrimit të Arjonit në Itali. Ja çfarë na ka treguar ai.
Si shok i Arjonit çfarë mund të na thuash diçka më shumë nga ajo që ne arrijmë të shohim nga televizori?
Arjoni është një tip shumë i gjallë, me energji të papara, koshient për vlerat që ka por edhe me këmbë në tokë. Shoh se deri tani ai po mundohet ta mbajë gjallë shtëpinë, duke qenë i kudondodhur dhe duke folur për shumë tema. Por mendoj se kjo nuk mund të mbetet ekskluzivitet i Arjonit, duhet të jenë të gjithë aktiv si ai.
A ka akoma ai për të dhënë në atë shtëpi?
Nga jeta që bëhet në atë shtëpi dhe natyrisht nga prezenca e telekamerave, ai është i kushtëzuar, pasi aty të gjithë janë të paparashikueshëm dhe sado i shkathët të jesh, e ke të pamundur të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Duhet të jesh me të vërtetë shumë i zoti për të ruajtur ekuilibrat.
Dhe Arjoni është i tillë?
Ai është tip shumë i zjarrtë, por zjarri i Arjonit nuk dëmton, ai i njeh mirë edhe ekuilibrat.
Po në lidhje me femrat si të duket?
Mendoj se duhet të lidhet me Mimozën pasi kështu spektakli do të jetë i garantuar. Duke qenë mik i tij, e kam parë edhe në marrëdhënie me femrat. Ai gjithmonë thotë se gjëja më e bukur që na ka dhënë Zoti është femra. Edhe pse i ri, ka mjaft eksperienca dhe vetëm nëse hyn në një lidhje, do të arrijë ta nxjerrë këtë anë të tij kaq të veçantë. Arjoni është tip që të bën të biesh në dashuri, nuk mund të ndodhë ndryshe, pasi ka të gjitha cilësitë e duhura për ta bërë një femër të dashurohet çmendurisht pas tij.
Ka thënë në prezantim se ka ndër mend një strategji. Ju si mendoni cila është kjo strategji?
Nuk e di, natyra e tij sportive sikur bie ndesh me strategjitë, madje them se po filloi të bëjë klane, do të humbasë pasi ai është shumë transparent si natyrë dhe do i duhet të devijojë shumë.
Cilat tipe femrash i pëlqejnë Arjonit?
Atij i pëlqejnë shumë brunet, siç është Adelajda, kavajsja. Ndërsa Mimoza ngjan shumë me ish të fejuarën e Arjonit, me Roselën….
Pse ka qenë i fejuar Arjoni?
Upss! Më duket nxorra ndonjë sekret?
Na thuaj diçka më shumë për këtë Roselën…
Me Roselën ka rreth 10 vite që njihen dhe dy vite që bashkëjetojnë. Por duhet të sqaroj për lexuesit konceptin e të fejuarës. Në Itali “la fidanzzata” është vajza me të cilën ke krijuar një lidhje të stabilizuar ndërkohë që në Shqipëri kur je i fejuar, është njësoj si të jesh i martuar, vetëm fëmijët mungojnë për ta fituar statusin e të martuarit. Për ne, miqtë e tij, ajo ishte vajza e Arjonit. Një vajzë shumë e bukur, të cilën ai e njohu në shkollë. Ajo ishte shumë e dashuruar me Arjonin ndërkohë, që nuk mund të them të njëjtën gjë për shokun tim, pasi ai asnjëherë nuk më ka thënë se ka rënë në dashuri me të, madje me sa di unë ai akoma nuk e ka provuar dashurinë e vërtetë. Në vitin 2006, kur familja e Arjonit u kthye në Shqipëri, ata i kërkonin atij që të bënte të njëjtën gjë. Ndërkohë, u josh nga programi “Big Brother”, por Roselën e kishte kundër. Ajo e dinte se çfarë efekti krijojnë programe të tilla dhe ky fakt e trembte, pasi popullariteti i Arjonit në Shqipëri, mund të vuloste largimin e tij përgjithmonë nga Italia. Arjoni i tha se është i vendosur për të marrë pjesë në atë program, duke pranuar edhe ndarjen me Roselën..
Pasionet ekstreme të Arjonit
Berti tregon edhe për të tjera pasione të Arjonit përveç femrave. Ai thotë se Arjoni ka studiuar, por edhe ka punuar shumë. Ka punuar në një studio dizajni, por më vonë preferoi të punonte baywach, për arsye se paguhej shumë mirë aty. Ai gjithashtu, është i apasionuar mbas sporteve ekstreme dhe ka një makinë sportive spektakolare. Ndërkohë, ai ka ëndërruar gjithmonë t’i futej botës së artit dhe dëshiron të bëjë një shkollë në Shqipëri për aktrim dhe regjisurë. Para se të futej në “Big Brother ka pasur disa oferta nga disa televizione si prezantues” por nuk mundi t’i pranonte për arsye të pjesëmarrjes në “Big Brother”.
Fansat mërziten për lidhjen e Mozës me Polin
Menjëherë pas publikimit tek “Panorama Plus” të lidhjes së Polit me Mimozën, mbërritën dhe reagimet e para nga fansat e programit “Big Brother” dhe nga të gjithë ata që besojnë se Mimoza mund t’i lëvizë paksa ujërat brenda asaj shtëpie. Në fakt, tani që janë mbushur dy javë që banorët janë brenda shtëpisë, ndjekësit e tyre, kryesisht të rinj, po ankohen se si ka mundësi që aty nuk po krijohet ndonjë lidhje. Ata kanë përshtypjen se banorët janë më të kontrolluar se ç’duhet dhe si të tillë ata nuk kanë mundur akoma të na tregojnë se cilët janë në të vërtetë dhe të na dhurojnë spektakël. Shpresohej shumë që Mimoza Krasniqi, banorja më e re e shtëpisë, 19 vjeçe dhe shumë simpatike, të pranonte të lidhej me njërin nga djemtë që i vinin vërdallë, me Bjordin ose me Arjonin. Kur menjëherë, sapo u publikua lidhje e saj me Polin, fansat mbeten të zhgënjyer. Një nga vërejtjet e tyre është se aty brenda, ka mjaft të lidhur, të fejuar apo të martuar dhe kjo historia e Mozës ishte e tepërt. Ata pretendojnë që banorët të lidhen me njëri-tjetrin, jo të jenë peng i lidhjeve jashtë shtëpisë. Megjithatë, ka mjaft prej tyre që ngushëllohen se kjo histori mund të mos jetë e vërtetë, madje fantazia e tyre shkon edhe më tej duke thënë se fotot e publikuara nga ne janë të montuara ose në foto nuk është Moza, por një nga motrat e shumta të saj, të cilat ngjajnë shumë me njëra-tjetrën. Ne po iu themi se fatkeqësisht për ju, histori e Mozës me Polin është shumë e vërtetë, po kështu edhe fotot. Por për kënaqësinë tuaj, por edhe tonën, shpesojmë që Moza të na surprizojë me lojën e saj aty brenda. Ne e besojmë edhe për faktin se ata që e njohin nga afër, thonë që Moza është një vajzë shumë inteligjente dhe e pjekur për moshën që ka.
Adi i “Big Brother” - E kaluara si i burgosur për përdorim dhe tregtim lëndësh narkotike
Redona sadiku
“Jam i hurit dhe i litarit, dinak dhe i paparashikueshëm, kam pasur një jetë të komplikuar...” . Këto janë disa citime të Adrian Pojanës, banorit më të madh në moshë të “Big Brother”, 40 vjeç. Kanë qenë këto disa nga karakteristikat me të cilat djali kryeqytetas ka vizatuar me fjalë dhe jo me penel siç bën zakonisht, portretin e tij. Dhe pikërisht kjo e kaluar e tij e komplikuar, na ka intriguar për të mësuar më shumë rreth tij pasi siç thuhet, duke mësuar për të kaluarën e dikujt, mund të arrish në shumë përfundime të rëndësishme për të tashmën, por mbase edhe për të ardhmen e tij. Në fakt, intuita nuk na kishte gabuar, pasi në të kaluarën e djalit që adhuron “Oazis”, pikturon portrete femrash dhe bën vargje ku shprehet më së shumti revoltë, gjen fakte deri diku edhe tronditëse. Si parantezë duam të themi, se në të gjitha takimet që kemi bërë me miqtë e tij me të cilët ai ka njohje më shumë se 20 vjeçare, superlativat për mikun e tyre ishin të pakursyera, ndërkohë që ndjehej një lloj keqardhjeje teksa flisnin për të. Adi duke qenë një djalë Tirane, të cilin tranzicioni e kapi rreth të 20-ave (por në ndryshim nga bashkëmoshatarët, nuk zgjodhi emigracionin për të ardhmen e tij), ai gjeti mekanizma të tjera për të mbijetuar në këto vite të vështira jo vetëm për të, por për të gjithë ne. Kështu ai zgjeroi shumë rrethin e miqve dhe sot, kur ai është bërë pjesë e “Big Brother”, janë të shumë ata djem dhe vajza me moshë të përafërt me të, të cilët pohojnë: “Po, edhe unë e kam shok të vjetër Adin”. Por si gjithmonë ndjenja e keqardhjes për të u lexohet qartë! Po pse? Sipas investigimeve tona, Adi ka qenë një përdorues i lëndëve narkotike për shumë vite, një fakt ky që dihej prej miqve të tij të cilët jo rrallë herë e ndihmonin edhe me të holla, pasi dihet se sa kushtojnë ato preparate që duket sikur të dhurojnë lumturinë por në fakt është veçse momentale, duke i lënë më pas vendin një trishtimi të pafund, me pasoja shëndetësore dhe financiare natyrisht. Kjo zgjedhje bëri që pas vitit 2000, kur kaosi i la vendin një farë rregulli në Shqipëri, Adi të pikasej nga policia si përdorues, por edhe si shpërndarës lëndësh narkotike. Dhe me 19 prill 2004 ai u arrestua. Në vendimin e Gjykatës së datës 18.05.2005, e cila shqyrtoi në seancë gjyqësore publike çështjen penale nr 83, thuhet: Ardian Pojana, i biri i Shkurtit dhe Xhemalies, i datëlindjes 1969, akuzohet për kryerjen e veprës penale të shitjes së lëndëve narkotike parashikuar nga neni 283/1(i) i kodit penal. Mbasi u shqyrtuan në tërësi provat dhe aktet e dosjes, mbas marrjes në pyetje të dëshmitarëve, u arrit në konkuzionet përfundimtare: Deklarimin fajtor të të padehurit Adrian Pojana për veprën penale të “Shitjes së Lëndëve Narkotike” dhe dënimin e tij me 5 vjet burg. Sipas kontrollit të organizuar në banesën e tij në rrugën “Myslym Shyri”, është gjetur një sasi heroine prej 5 dozash, ndërsa në dhomën e tij të gjumit u gjet një sasi prej 20 dozash e cila ishte fshehur tek perdja e dritares e futur në një pako çimçakizash me mbishkrimin Trident. Sipas ekspertizave toksikologjike, Adrian Pojana doli edhe përdorues i këtyre lëndëve narkotike. Sasia e gjetur në shtëpinë e tij, është më e madhe se ajo që mund të parashikohet për konsum vetjak. Përveç kësaj dëshmitarët e thirrur kanë pohuar se ai ka një gjendje ekonomike jo të mire, gjë që nuk mund t’ia lejonte që ai të blinte aq shumë lëndë narkotike thjesht për t’i konsumuar vetë. I pandehuri nuk dha shpjegime para gjykatës se ku i kishte siguruar lëndët narkotike të sekuestruara. Duke pasur parasysh se i pandehuri ishte në moshë të re dhe i padënuar më parë, Gjykata e dënoi atë me pesë vite heqje lirie. Adriani ka arritur të lirohet nga izolimi në fund të vitit 2007, duke i falur 9 muaj si pasojë e sjelljes së mirë.
Këto fakte tronditëse bënë që ne të kërkonim dhe të mësonim më shumë rreth Adrianit. Çfarë e shtynte atë të krijonte varësi nga heroina? Miqtë tregojnë se nuk ka patur ndonjë arsye të veçantë, ai e ka nisur këtë rrugë thjesht për kuriozitet duke u kthyer në një dependent të saj. Ata ndjejnë keqardhje pasi si shok, Adriani është një djalë i rrallë, shumë i shoqërueshëm, i qeshur, bujar, madje dhe shumë xhentil me femrat. Ai ka qenë gjithmonë shpirti i shoqërisë dhe prezenca e tij e bënte më alegre ambientin. Natyrisht, si çdo bashkëmoshatar i tij në Shqipëri, edhe ai kishte vështirësi për të gjetur veten, për të përmbushur ato ëndrra që mund t’i ketë pasur që në adoleshencë, pikërisht atëherë kur të gjithë dëshironin të preknim botën. Mirëpo mesa duket kjo hapje nuk ka qenë brenda pritshmërive të Adit. Kjo mund të jetë dhe arsyeja, që ai në njërën nga poezitë e tij shkruan: “Ëndrrat tona që u vranë me pambuk demokratik…”.
Marrëdhëniet me femrat
“Ka ditur të jetë një mik shumë i mirë, por edhe një i dashur po aq i mirë pavarësisht problemeve që u thanë më lart”. Kështu pohojnë miqtë e tij. Madje, ata ndjehen pak të irrituar nga komentet që bëhen për Adin në forume të ndryshme, njerëz të cilët nga mosnjohja thonë që Adi ka hyrë në “Big Brother” për të zënë të dashur. “Átij nuk i kanë munguar asnjëherë femrat”, - tregon një mik i tij. “Madje, ka disa muaj që është i lidhur me një vajzë shumë të mirë”, përfundon ai.
Pse vendosi të hyjë në “Big Brother”
Miqtë nuk kanë një përgjigje për këtë pyetje, por duke mësuar shumë detaje nga jeta e tij, faktin që i ati nuk jeton më, ka tre vëllezër më të mëdhenj të cilët tashmë kanë krijuar familjet e tyre, mbasi Adi donte që këtë program ta shfrytëzonte në një kuptim figurativ, si një kufi ndarës nga e kaluara e tij, si një mundësi për të rifilluar. Por kësaj here pa përsëritur gabimet e të kaluarës, nga të cilat padiskutim që ka nxjerrë mësime. Madje miqtë tregojnë se ai që vjet insistoi të futej në “Big Brother” por nuk e pranuan. Ata nuk e besojnë që ka qenë e kaluara e tij pengesa, pasi në formate të ngjashme në botë, ka pasur të rinj me të kaluar si ajo e Adit, të cilët jo vetëm që janë bërë pjesë e “Big Brother”, por janë adhuruar prej fansave të tyre. Sa për kuriozitet, në “Grande Fratello“-n e vjetshme, ka qenë pjesë e shtëpisë pikërisht një femër e cila kishte një të kaluar identike si ajo e Adit. Ne shpresojmë që mbas këtij shkrimi, askush të mos e paragjykojë Adin, aq më shumë që ai është ndarë një herë e përgjithmonë nga varësia prej lëndëve narkotike. Duke u futur në këtë program, në një farë mënyre ai po ndan jetën e tij me ne dhe mbi të gjitha ai po kërkon përkrahjen tonë. Le t’ia japim atë!