E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela rrëfen bisedimet me Kotbusin

 

Ervin Skela është optimist për të ardhmen e tij te Kotbusi, por gjithsesi nuk e fsheh ankthin se mund të mos rinovojë me këtë skuadër. Në një intervistë të dhënë për të përditshmen gjermane "Bild", fantazisti i kombëtares shqiptare ka pohuar se bisedimet po ecin mirë dhe se gjithçka mund të mbyllet javën e ardhshme.
Kundër Verder Bremenit do të jetë ndeshja juaj e 60-të me fanellën e Kotbusit. Çfarë do të donit nga kjo ndeshje?
Sigurisht që duam fitoren. Tani gjërat vështirësohen dhe ne na duhet t'i bëjmë llogaritë mirë. Do të doja gjithashtu që të firmosja rinovimin e kontratës me klubin.
Si po shkojnë gjërat në këtë drejtim?
Deri tani gjithçka është në rregull dhe unë jam i gatshëm të bisedoj. Megjithatë, ende nuk kam marrë një ofertë konkrete nga klubi. Gjithsesi unë jam optimist dhe besoj se javën e ardhshme mund të zgjidhet gjithçka. Pak ditë më parë biseduam shtruar me drejtuesit e klubit dhe unë kam shumë besim se gjërat do të shkojnë mirë.
Ju kërkoni një kontratë tre-vjeçare, ndërkohë që Kotbusi ju ofron një kontartë dyvjeçare, a është ky problemi kryesor që mban pezull rinovimin?
Nuk mund t'ju them asgjë me siguri, por të dyja palët po reflektojnë dhe jam i bindur se javën e ardhshme do të marrim një vendim të drejtë dhe të qartë.
A është e vërtetë se klubi po ju mban në mbikëqyrje dhe po studion formën tuaj?
Ajo çka mund të them unë është se do të doja shumë që në 14 javët e ardhshme do të doja të shënoja gol dhe të ndihmoj skuadrën të qëndrojë në Bundesligën 1.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›