E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherr masiv mes të rinjve, plagosen e arrestohen

23/07/2010 Përplasje me armë në Selitë mes shokëve, nxjerrin pistoletat

Të plagosurit ndodhen në Spitalin Ushtarak, njëri më rëndë

TIRANË- Pas një sherri masiv mes disa të rinjve, disa prej tyre plagosen, ndërsa policia i shoqëroi ata në ambientet e brendshme. Kështu dje specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve. Ata janë Artur Tresa, 24 vjeç, banues në Selitë, Roland Hoxha, 26 vjeç, banues në Tiranë, Astrit Malaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Emiljano Boçi, 25 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tyre u bë sepse dje në Selitë, shtetasi Artur Tresa, në bashkëpunim me shtetasin Astrit Malaj, për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri pistoletë 25-vjeçarin Emiljano Boçi, i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë dhe aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Në momentet e para të grindjes, shtetasi Emiljano Boçi, në bashkëpunim me shtetasin Roland Hoxha, kanë tentuar të vrasin shtetasin Astrit Malaj, i cili është plagosur dhe aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë jashtë rrezikut për jetën. Nga e kryera e veprimeve hetimore, rezultoi se shtetasi Emiljano Boçi, ishte person i shpallur në kërkim pasi gjykata e rrethit Tiranë me vendimin e datës 20.05.2010, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për veprat penale të parashikuar nga nenet 79/dh/22 e 278/2 i K.P, këtij shtetasi ju bë ekzekutimi i vendimit të gjykatës. Ndërkohë, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e si edhe tre gëzhoja pistolete. Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›