Të rinjtë, të “etur” për internet
Anketim
Larg bankave të shkollave pranë karrigeve nëpër qendrat e interneteve. Kështu e kalojnë pushimet të rinjtë kryeqytetas. Braktisin librat dhe leximin e tyre, duke iu afruar gjithnjë e më shumë argëtimit on-line përmes internetit dhe informacioneve që ofron ai.
Pjesa më e madhe e të rinjve sot janë të pushtuar nga “mania” e internetit dhe në përgjithësi e kompjuterëve, sipas një anketimi të bërë.
Shërbimet e ndryshme të internetit dhe informacionet që ai ofron në lidhje me fushën e shkencës, të artit, të kulturës dhe në veçanti me postën elektronike, kanë bërë që të rinjtë të shpenzojnë orë të tëra duke “naviguar”, duke u dërguar njerëzve të ndryshëm “letra kompjuterike” dhe duke komunikuar me bashkëmoshatarë të ndryshëm në të gjithë botën nëpërmjet chat-eve.
Ndërtimi i kinemave të reja me standarde bashkëkohore në disa qytete të vendit, sipas këtij sondazhi, ka bërë që të rinjtë të frekuentojnë në kohën e lirë edhe kinemanë për shkak të filmave "interesante e moderne", siç pohojnë ata, "prodhime të fundit të shtëpive të mëdha kinematografike, sidomos atyre amerikane". Një pjesë e të rinjve u shprehen se kohën e lirë e shpenzonin në "Forume" dhe "Këshilla Rinorë", të cilat janë formuar në të gjithë vendin nga të rinj, me mbështetjen e OJF-ve. Megjithatë, pavarësisht nga këto mundësi “të reja” që u janë krijuar të rinjve për kohën e tyre të lirë, nuk mungojnë edhe mënyrat tashmë “tradicionale” për ta shpenzuar atë.
Nuk janë të paktë ata të rinj, të cilët janë të pasionuar pas literaturës dhe kohën e tyre të lirë preferojnë ta shpenzojnë, duke lexuar ndonjë vepër të shkrimtarëve të njohur shqiptarë apo të huaj.