E Diel, 1 Nëntor 2026

Arkitektët italianë në projektin urbanistik të Tiranës dhe Durrësit

Me rastin e edicionit të tetë të javës së gjuhës italiane në botë, tema e së cilës këtë vit është “L’italiano in piazza”, Instituti Italian i Kulturës në Tiranë organizonkonferencën mbi arkitekturën “Sheshe dhe rrugë në qytetet bashkëkohore: kontributi i arkitektëve italianë mbi projektin urbanistik të Tiranës dhe Durrësit”. I ftuar është Prof. Ark. Claudio D’Amato Guerrieri, sot orën 10.00 në Hotel Tirana.

Profesor D’Amato Guerrieri, pedagog i lëndës Kompozim arkitekture në Universitetin Politeknik të Barit (ICAR), ka kordinuar dhe zhvilluar një sërë projektesh mbi kërkimet, në rajonin ballkanik dhe në përgjithësi atë mesdhetar dhe lindor (medio-orientale). Ndër kërkimet më të fundit të këtyre pesë viteve, mund të përmendim: Jeruzalemi, Zagrebi, Stambolli, Mostar, La Valletta , Tartous, Athina, Urfa, Prizreni e Limassol. Në Shqipëri, Profesor D’Amato Guerrieri është koordinatori italian i projektit “Metodologjitë dhe teknologjitë e reja mbi faktimin dhe restaurimin e trashëgimisë monumentale moderne të Tiranës” në kuadër të Marrëveshjes mbi Bashkëpunimin Shkencor dhe Teknologjik mes Italisë dhe Shqipërisë për periudhën 2008-2010, në bashkpunim me Institutin e Monumenteve të Kulturës. Ka qenë pjesëmarrës në shumë iniciativa shkencore të zhvilluara nga Ambasada Italiane në Tiranë, ndër të cilat “Ide mbi një program të mundshëm bashkëpunimi Itali-Shqipëri mbi vlerësimin e trashëgimisë së ndërtimeve dhe monumenteve të qytetit të Tiranës”, “Korridori 8: një sitem rrjetesh në shërbim të vendosjes italiane si një platformë jugeuropiane në transportet e integruara”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›