E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rruga e bankierëve dhe rruga e popullit, kishin drejtime të ndryshme

“Main Street” amerikanët quajnë “rrugën kryesore”, ose metaforikisht “rruga e popullit”. E pra, Wall Street dhe Main Streetnë SHBA, vitet e fundit kanë ecur në drejtime krejt të kundërta.

Me spekullimet bixhoziste të çmendura, "mafia me jaka të kaltra", e kishte kthyer Wall Street-in në një superkazino, ku luhej jeta e miliarda njerëzve në mbarë botën. Jo vetëm Wall Street, por edhe bankat, ishin kthyer në kazino të vërteta, që sollën kolapsin efinancave amerikane.

Drejtorët apo kryetarët, jo vetëm të bankave, por edhe të kompanive të mëdha, siç ishte "Lehman Brothers",paguheshin me 10 - 35 milion dollarë, plus udhëtime, gjithnjë “first klass”, gjueti orgjike, hotele superluksoze. Nga vinin këto miliona?!

A do t’i gëzojnë?! Kanë filluar hetimet e para ligjore edhe nga Kongresi edhe nga FBI-ja, e cila dje njoftoi se do të pesëfishojë numrin e agjentëve dhe të specialistëve kundër krimeve financiare, dhe të agjencive të tjera shtetërore amerikane! Shumë prej këtyre milionerëve mafiozë, shumë shpejt do të gëzojnë djersën dhe paratë e miliona amerikanëve në qelitë e burgjeve...

Edhe Zoti do të bëjë punën e tij. Është provuar nga studiuesit britanikë se, jeta e milionerëve që i kanë bërë milionat me dallavere, korrupsion, drogë apo trafiqe humane, me poshtërsi, është rreth dy herë (46.5 për qind ) mëe shkurtër se e atyre që jetojnë me djersë. Pse?! Zoti në Qiell i di të gjitha! Ne dimë sa shohim, sa ndjejmë, sa mësojmë!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›