E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky vendim i Gjykatës së Hagës është një goditje për Serbinë

Dje, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, ka vendosur të ftojë edhe përfaqësusit e Kosovës që të japin argumentet e tyre, lidhur me shpalljen e pavarësisë. "Autorët e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, duhet të furnizojnë Gjykatën me informata e dokumente me shkrim për këtë çështje, brenda afateve të caktuara", - thuhet në vendimin e djeshëm të Gjykatës.

Ky vendim i Gjykatës së Hagës, është një goditje për Serbinë që po përdor çdo mjet për të fshehur krimin serb në Kosovë. Si gjithnjë më parë,Serbia do të trumbetojë, do të paguajë, do të angazhohet dhe do të trokasë në të gjitha portat e mundshme për të gjetur njerëz për të mbrotjur krimin e saj në Kosovë. Këtë e bëri edhe në Asamablenë e Përgjithsme të OKB-së. Këtë do ta bëjë edhe në Gjykatën e Hagës.

Serbia atë detyrë dhe atë politikë ka.

Të fshehë, të trukojë, të zbukurojë krimet pa fund e pa anë të saj në Kosovë. Beogradi, jo sot, por historikisht nuk ka lënë mjet e rrugë pa përdorur, për ta paraqitur ujkun qingj, gënjeshtrën të vërtetë, mitet e vetëkrijuara serbe si realitet, terrorin shtetëror si të drejtë shtetërore...

Detyra e shqiptarëve, jo vetëm e presidentit Sejdiu, jo vetëm e kryeministrit Thaçi, jo vetëm e ministrave dhe deputetëve, por e të gjithë shqiptarëve kudo janë, është të tregojnë krimin serb.

Çfarë pret Presidenca e Qeveria së Kosovës, Ministria e Jashtme dhe politika kosovare lidhur me këtë çështje madhore e jetike për të sotmen e të ardhmen e Kosovës... Pse nuk kanë krijuar dosjen e krimit serb në Kosovë!?

Pse Sejdiu dhe Hyseni nuk e sollën një dosje të tillë, plot fakte pa fund, e të dhëna jetësore mbi krimin serb në Kosovë!? Nuk është koha për diplomaci turistike e takime pa bukë me të huajt...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›