E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja e dosjeve të UDB-së në Shqipëri, një skandal i rëndë

Lexova në shtyp se, ish-Drejtori i Shërbimit Informativ Shqiptar (SHISH), në vitet 1997- 2002, Zoti Fatos Klosi, deklaroi në një konferencë ndërkombëtare të organizuar dje në Tiranë se, dosjet më kryesore të ish-Sigurimit të Shtetit shqiptar për UDB-në serbe dhe agjenturën e saj në Shqipëri, ishin zhdukur nga arshivat e tij.

Humbja e dosjeve kryesore të UDB-së serbe në Shqipëri, është një skandal tepër i rëndë dhe një akuzë e hapur për ish-SHIK-un.

Ish-kryetari i ndjerë i Komisionit të Rendit Publik, SHIK-ut dhe Mbrojtjes së Kuvendit Popullor, Azem Hajdari, disa herë e ka denoncuar publikisht ish-drejtorin e SHIK-ut, për shitjen e dosjeve të UDB-së gjakatare serbe.

Arrestimi heroit kombëtar, Adem Jashari, dhe i liderëve të rezistencës kosovare në Tiranë, rrëmbimi, torturimi dhe zhdukja pa varr e atdhetarit Remzi Hoxha, janë akuza për krime kundër njerëzimit dhe bashkëpunim të hapur me UDB-në serbe! Kryesorja e mbi të gjitha akuzave është: As ajo vetë nuk do të dinte ta drejtonte kaq keq Shqipërinë, sa qeveritë e Tiranës këto vite!

Një sugjerim për Zotin Fatos Klosi: mos dil për gjah as i shoqëruar mbas këtij denoncimi të guximshëm!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›