Arkitektura, më 27 gusht konkursi
Kur shumica e maturantëve presin shpalljen e universiteteve fituese, kandidatët e arkitekturës janë në ankthin e konkursit. Një pjesë e mirë e tyre u janë futur kurseve private, për të qenë se më të përgatitur. Për tre ditë me radhë 500 maturantë të tjerë do të jenë në garë për të zënë 100 vendet që ofron këtë vit arkitektura. Konkursi sot do të zhvillohet në natyrë por edhe në ambjente të mbyllura. Punimet e maturantëve do të përcaktojnë vendin e tyre si fitues ose jo. Sa i përket përzgjedhjes, konkursi është baza, nëse kapërcejnë atë me sukses pesha e rezultateve të gjimnazit nuk është shumë e madhe. Ndryshe nga fakultetet e tjera, arkitektura bazohet në formimin profesional të maturantëve. Të rinjtë 65 pikë i marrin nga testimi specifik dhe 35 rezultatet e maturës. Konkursi nis më 27 gusht dhe përfundon në datën 29.