Vdekjet e nënave, shkak dhe anestezia
Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, vdekjet vjetore për shkak të anestezisë janë tepër të larta. Rreth 60% e aksidenteve të anestezisë ndodhin gjatë ndërhyrjes, ndërsa 40% gjatë zgjimit. Ndërkaq INSTAT për shkaqet e vdekshmërisë amtare e renditin anestezinë në faktorin e dytë që ndikon në humbjen e jetës së nënave gjatë lindjes. Në spitale mungojnë konsultat e mirëfillta para-operatore me anestezistin, mungojnë në shumë spitale të vendit. Mungesa e konsultave paraprake mund t’i kushtojë shtrenjtë një pacienti, që ka probleme të tjera shëndetësore, ku më të shpeshtat janë ato me zemrën, me mushkëritë, apo edhe defektet në nofulla kur nuk mund të aplikohet anestezia totale. Në këto raste ndërhyrja kryhet me anestezi lokale.