Arkitektura, zbardhen fazat e konkursit special
Punimet që duhet të përgatisin maturantët për çdo seancë. Me sa pikë do të vlerësohet secili prej vizatimeve për kandidatët
Jonida Tashi
Pas përfundimit të katër provimeve të Maturës, kandidatët që duan të ndjekin studimet në degën Arkitekturë do t’i nënshtrohen edhe një konkursi specifik. Në programin e studimit Arkitekturë, në Universitetin Politeknik të Tiranës, raporti i rezultateve të Maturës me konkursin do të jetë në masën 35 për qind me 65 për qind, ku peshën kryesore do ta ketë konkursi i universitetit. Konkursi, i cili do të ketë 65 për qind të peshës së vlerësimit, do të jetë i vështirë dhe do të bazohet në talentin e kandidatëve. Konkursi do të zhvillohet në tri faza dhe baza e tij do të jetë talenti i maturantit në kompozimin e një objekti arkitektonik, njohuritë në vizatimin teknik, si dhe vizatimi i një objekti që kandidati e krijon vetë.
Konkursi
Testimi special i maturantëve që do të konkurrojnë për të vijuar studimet e larta në Arkitekturë do të ndahet në tri ditë. Përveç dijeve esenciale të marra në shkollën e mesme do të kryhet edhe një testim suplementar, që konsiston në punën individuale të vizatimit teknik, apo objekteve në natyrë. Në ditën e parë të konkursit kandidatëve do t’i kërkohet vizatimi i një objekti arkitektonik. Ai parashikohet të zgjasë rreth 4 orë, ndërsa vlerësimi maksimal është sa 25 për qind e vlerësimit total. Ndërsa seanca e dytë, ku kandidatët do të testohen mbi njohuritë në vizatimin teknik, do të zgjasë gjithashtu 4 orë. Vlerësimi do të ketë 20 për qind peshë në vlerësimin total. Gjatë seancës së tretë dhe të fundit, kandidatët për arkitektë do të testohen mbi njohuritë e tyre në kompozimin arkitektonik. Vlerësimi maksimal për të përfshin 20 për qind të vlerësimit total.
Matura
Sipas burimeve nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, në vlerësimin përfundimtar do të kenë peshë edhe provimet e Maturës Shtetërore, në masën 35 për qind. Kështu, fakti që provimet e Maturës do të kenë më pak se 50 për qind të peshës në vlerësim nuk do të thotë se maturantët duhet ta anashkalojnë atë, përkundrazi. Nisur nga fakti se të fitosh degën e Arkitekturës është shumë e vështirë për shkak të konkurrencës së lartë, një pikë e vetme mund t’ua ndryshojë rezultatin kandidatëve. Maturantët që duan të konkurrojnë në degën e Arkitekturës, përveç shqetësimit që mund të mos fitojnë, duhet të marrin përsipër edhe shpenzime të tjera. Një vend në Pallatin e Kongreseve, i cili është menduar si vendi ku do të vlerësohet konkursi, do t’u kushtojë 4500 lekë të rinj. Kjo sepse sipas burimeve nga Universiteti Politeknik, do të jenë tri seanca që do të përfaqësojnë konkursin e tërë. Pra çdonjëra prej tyre do të ketë vlerë financiare nga 1500 lekë.
Seanca e parë
Seanca e parë është Eksterier ose Interier (25 pikë, 4 orë). Studenti do të vizatojë me dorë të lirë një objekt arkitektonik, interierin ose eksterierin e tij. Kërkohet dhënia e raporteve vëllimore të ndërtesës dhe pjesëve të veçanta të saj. Deformimi që pëson ndërtesa si rezultat i pikës nga e shikojmë, raporti që ka objekti me ambientin përreth tij, si dhe përpunimi i formës dritë-hije.
Seanca e dytë
Seanca e dytë është vizatimi teknik (20 pikë, 4 orë). Në këtë seancë janë të rëndësishme njohuritë mbi vizatimin teknik, elemente të gjeometrisë deskriptive, gjeometrisë në plan dhe në hapësirë. Projeksioni i pikës, segmentit, figurave plane dhe trupave gjeometrike. Projeksionet aksonometrike dhe përdorimi i tyre, prerjet e trupave gjeometrikë (prizmi, piramida, cilindri, koni, sfera) me rrafshe dhe pozicione të ndryshme.
Seanca e tretë
Seanca e tretë është kompozimi arkitektonik (20 pikë, 4 orë). Kompozim hapësinor, analizë grafike ose konceptim i një modeli tredimensional mbi bazën e disa të dhënave. Kompozim dydimensional, paraqitje grafike dydimensionale me motive gjeometrike abstrakte, ose një ide simbolike në raport me një tematikë të caktuar. Studenti duhet të ketë disa njohuri fillestare mbi simetrinë, asimetrinë, përsëritjen, raportet e vendosjes ndërmjet elementeve si dhe njohuri mbi ngjyrat dhe kombinimet e tyre. Paraqitja e detyrave mund të kërkohet bardhezi ose me ngjyra.
Lëndët që ju favorizojnë
Maturantët që duan të konkurrojnë në Arkitekturë duhet të japin si provim lëndët me zgjedhje që kanë koeficientin më të lartë, në mënyrë që të kenë më shumë shanse për të fituar. Bëhet fjalë për lëndët natyrore si: Matematikë, Fizikë dhe Kimi si dhe për gjuhën e huaj, anglishten. Për maturantët që kanë kryer shkollën e mesme në gjimnaz me profil të përgjithshëm apo ekonomik, shanset për të fituar janë akoma më të mëdha.
Pikët për konkursin
65 për qind të pikëve ka në total konkursi specifik
25 për qind për vizatimin e një objekti arkitektonik
20 për qind për vizatimin teknik
20 për qind për kompozimin arkitektonik
28 Mars 2009