Mbetjet spitalore, gjobë deri në 3 milionë lekë për klinikat që nuk zbatojnë kriteret
ASHR-ja, rregulla të forta për klinikat abuzuese me mbetjet spitalore. Eliminimi i mbetjeve, kriter kryesor për dhënien e licencave
Emanuela Sako
ASHR-ja ka vendosur rregulla të rrepta për klinikat shëndetësore që nuk zbatojnë kriteret e eliminimit të mbetjeve spitalore. Drejtori i ASHR-së, Mhill Gecaj, deklaroi se ky institucion do të marrë masa penalizuese ndaj klinikave, duke u nisur nga vendosja e gjobave deri në 300 mijë lekë dhe në raste të tjera parashikohet heqja e licencës për ushtrimin e aktivitetit. Duket se autoritetet shëndetësore më në fund po interesohen për këtë çështje, pasi për vite me radhë ky problem është lënë në harresë. Mbetjet spitalore përbëjnë një rrezik të madh për pacientët dhe banorët që jetojnë rreth klinikave, pasi eliminimi i tyre kërkon një trajtim të veçantë.
Rregullat
Gecaj është shprehur se është vendosur si kriter kryesor trajtimi specifik i mbetjeve për të gjitha klinikat shëndetësore që kërkojnë të ushtrojnë aktivitetin privat në kryeqytet. Sipas tij, kohët e fundit kanë kërkuar marrjen e licencës 15 klinika private, por vetëm pesë prej tyre u është dhënë kjo e drejtë. Dhjetë klinikat e tjera nuk plotësonin kushtet e eliminimit të mbetjeve dhe për këtë arsye nuk u është dhënë licenca. Eliminimi i tyre kërkon një kosto të lartë dhe Ministria e Shëndetësisë nuk është në gjendje ta përballojë një kosto të tillë. Ministria e Shëndetësisë pak ditë më parë bëri të ditur se blerja e aparateve për eliminimin e plotë të mbetjeve ka një kosto të lartë. Aktualisht, këtij dikasteri i mungojnë fondet e duhura për blerjen dhe shpërndarjen e aparateve në të gjithë vendin. Për pasojë, ministrja Anila Godo ka nisur të kërkojë ndihmën e mekanizmave të huaj për të financuar këtë projekt. Sipas MSH-së, ekziston një mundësi për zbatimin e një projekti për blerjen e 6 aparateve të teknologjisë së fundit që do të shpërndahen edhe në spitalet e rretheve. Problematike mbetet çështja se çdo spital prodhon në mënyrë periodike mbetjet e veta dhe për këtë kërkohen shumë më tepër aparate.
Mbetjet
Mbetjet janë një rrezik i vazhdueshëm për qytetarët pasi ato kanë përmbajtje të ilaçeve, të cilat nëse digjen njëlloj me mbeturinat e tjera lëshojnë gaze të dëmshme në atmosferë. Qytetarët që bien në kontakt me këto mbetje rrezikohen nga infeksione të ndryshme që mund t’i marrin nëpërmjet gazrave që lëshohen prej tyre ose nga kontakti i drejtpërdrejtë me to. Aktualisht, djegia e mbetjeve spitalore bëhet vetëm në QSUT, por edhe në këtë rast funksioni i Inceneratorit nuk është i përhershëm. Por edhe kjo aparaturë nuk është brenda standardeve për të kryer plotësisht përpunimin e mbeturinave pa lënë gjurmë rreziku në atmosferë. Mbetje spitalore konsiderohen mjetet e mprehta me të cilat janë kryer operacionet, veshjet gjatë operacioneve, shiringat, mbetjet e trupit, gjaku etj. Fajin për krijimin e kësaj situate e kanë drejtoritë e spitaleve, të cilat nuk kujdesen për këtë çështje pasi baza ligjore për mënyrën e trajtimit të mbetjeve spitalore është brenda standardeve bashkëkohore.
28 Mars 2009