Trafikoi të fejuarën, ekstradohet nga Milano Arian Kane
Arrestohet në Itali edhe Laver Danaj, vrau fqinjin në vitin 1999 për një gardh. Interpol Roma ndalon edhe një tjetër shqiptar të kërkuar për trafik droge
Tiranë – Një person i shumëkërkuar për abuzim me një vajzë, që e kishte dhe të fejuarën e tij, u ekstradua dje nga Milano e Italisë. I deportuari quhet Arian Kane, është 38 vjeç dhe ka lindur në Fier. Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda në Tiranë, me Vendimin Nr. 56, datë 11 dhjetor 2007, e ka dënuar atë me 20 vjet burg. Arian Kane, në dhjetor të vitit 2001 u akuzua se kishte
trafikuar në drejtim të Italisë, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion, të fejuarën e tij me inicialet H. XH. Historia ka marrë fund pikërisht dje, me dërgimin e Kanes në një burg të sigurisë së lartë në Shqipëri, ku pritet të vuajë rreth dy dekada brenda qelive.
I akuzuari për trafik
Gjithashtu, nga Interpol Roma është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë 29-vjeçari Edison Begaj nga Vlora.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda, me Vendimin Nr. 252, datë 11. 12. 2008, ka dhënë në ngarkim të tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikim i narkotikëve” dhe “Trafikim i armëve dhe municioneve”, të parashikuar nga Nenet 283/a/2 dhe 278/a/2 të Kodit Penal shqiptar. Vepra penale, për të cilën është akuzuar ky shtetas, ka ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar kur në fshatin Ndërmenas të Fierit janë kapur dhe sekuestruar 284 kg bimë narkotike si dhe 5 armë zjarri automatike dhe municione, të cilat ai i kishte në zotërim së bashku me tre persona të tjerë.
I kërkuari për vrasje
Policia italiane ka arrestuar edhe një tjetër të kërkuar shqiptar pasi ishte dënuar nga gjykata për vrasjen e fqinjit të tij. Gjithçka ka ndodhur vetëm për një gardh. Laver Danaj, lindur më 1 korrik 1945, në Amonicë të Vlorës, është arrestuar me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë më 25 mars të këtij viti në Viçenza të Italisë, - njoftoi dje Interpol Roma. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me Vendimin Nr. 68, datë 28 janar 2002, e ka dënuar Danajn me 18 vjet heqje lirie për kryerjen e veprave penale: “Vrasje me dashje”, “Prishje e qetësisë publike” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ngjarja kriminale që i atribuohet Danajt ka ndodhur më 10 gusht 1999, kur ai, atëherë 54-vjeçar, ka vrarë me armë zjarri fqinjin Arben Ademi. Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pasi viktima ka prishur gardhin para shtëpisë së tij dhe e ka vendosur para shtëpisë së Laver Danajt.
Pas debateve të krijuara, Laver Danaj ka hyrë në shtëpi ku ka marrë një automatik të cilin e kishte pa leje dhe ka qëlluar Arben Ademin duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
28 Mars 2009