Armando Sadiku: E dua një gol kundër Rusisë

/* */
Armando Sadiku është golashënuesi më i mirë i Kombëtares U-21, duke shënuar katër gola në tri ndeshjet e Shpresave, dy kundër Moldavisë në fitoren 4-3 dhe dy ndaj Polonisë në humbjen 4-3.
“Jemi një grup i mirë te Kombëtarja U-21 dhe ardhja e trajnerit Skënder Gega, i cili e tregoi veten me atë që bëri me Shqipërinë U-19 do të thotë shumë. Besoj. Se nëse do të më jepet mundësia do të përpiqem të shënoj golin e radhës, për ta shfrytëzuar në maksimum, pavarësisht se kemi të bëjmë me dy ekipe shumë të forta si Rusia dhe Portugalia”.
Sadiku është dhe shpresa e madhe e trajnerit Skënder Gega, për ndeshjet kundër Rusisë dhe Portugalisë, dhe këtë e tregoi edhe në testin kundër Kamzës, ku shënoi edhe golin e parë në fitoren 2-1 të Kombëtares U-21.
Sulmuesi elbasanas ka shënuar 9 gola në 12 ndeshje me skuadrën e tij Lokarno, në Challenge League në kampionatin zviceran, duke shënuar në total 21 gola në 23 ndeshje, dhe kjo në harkun e nëntë muajve.