E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovarët e Shpresave: Shqipëri, jemi gjithmonë gati!

/* */

Kombetarja U-21 do te luaje sot kunder Rusise (16:00).

Agonit Sallaj
Mbrojtësi i Kombëtares U-21, Agonit Sallaj, i ftuar edhe me ekipin e parë të Shqipërisë në ndeshjet kundër Argjentinës (miqësore), por dhe në grumbullimet kundër Francës dhe Rumanisë, është një nga pikat më të forta të Shpresave. “E vlerësojmë shumë ndeshjen me Rusinë dhe Portugalinë, janë dy më të forta dhe favorite të grupit tonë. Për mua është kënaqësi dhe detyrim të jap më të mirën për Kombëtaren”, - tha Sallaj për “Telegraf’. Agoniti luanë në Zvicër me Biel-Bienne, Challenge League.
 
 
Imran Bunjaku
Mesfushori i Grasshopersit në kampionatin zviceran, Imran Bunjaku, i vlerëson shumë të dyja sfidat e radhës të Kombëtares U-21. “Luajtëm në shtëpi dhe jam i bindur se mund të marrim rezultat të mirë, të paktën me Portugalinë besoj më shumë. Rusia është ekipi më i fortë në grupin tonë. Në tri ndeshje ka marrë nëntë pikë. Janë shumë të fuqishëm fizikisht. Nëse do të luajmë një futboll të bukur, mund të marrim edhe pikë ndaj të dyja skuadrave”, - tha Bunjaku, një nga zbulimet e Kuzhesë.
 
Mërgim Brahimi
Mesfushori Mërgim Brahimi, autori i golit të barazimit të përkohshëm 2-2 në fitoren 4-3 kundër Moldavisë, fitorja e vetme n në këto eliminatore. “Goli kundër Moldavisë më ka ndihmuar shumë. Lojën me Rusinë e pres shumë të fortë. Janë më të mëdhenj se në moshë, dhe natyrshëm që na duhet një impenjim maksimal. Unë besoj se gjithçka është e hapur për të tria rezultatet. Jemi 11 lojtarë kundër 11 të tjerëve. Jam duke kaluar një formë të mirë me Grasshopersin, do ta tregoj edhe këtu me Kombëtaren U-21”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›