Fabio Hoxha, talenti që menaxhohet nga agjenti i Zlatan Ibrahimoviçit

/* */
Dash Frashëri - Sulmuesi shqiptar i Varezes në Itali, Fabio Hoxha, golashënuesi më i mirë i Shqipërisë U-19 në eliminatoret e Euro 2013-s, ndeshjet e së cilës u zhvilluan në Austri, është pjesë e Kombëtares U-21 për sfidat kundër Rusisë (sot ora 16:00) dhe Portugalisë (të hënën, 19:00). Hoxha, një ish-sulmues i Interit, është një nga talentet e futbollit shqiptar të moshave dhe tepër i vlerësuar. Sulmuesi 18-vjeçar beson se kundër gjigantëve të Europës, Shqipëria mund japë shumë dhe të marrë rezultat pozitiv. Njohja e mirë e portës dhe nuhatja për golin janë cilësitë e djaloshit që vlerësohet për përdorimin e mirë të dy këmbëve, e që është rritur te klubi i Interit, ku edhe ka marrë komplimentet e Zhoze Murinjos, në kohën kur portugezi drejtonte zikaltërit. “I kam ndjekur shpesh të gjithë shqiptarët që kanë luajtur në Itali, dikur Taren, por dhe Bogdanin, Ujkanin, si dhe tani Canën, janë një pikë e fortë referimi për çdo lojtar të ri shqiptar në Itali”, - tha për gazeten “Telegraf’, Fabio, i cili ka idhull Zlatan Ibrahimoviçin dhe ka të njëjtin menaxher Mino Rajolën.
Jeni thirrur në Kombëtaren U-21 të Shqipërisë për ndeshjet kundër Rusisë dhe Portugalisë për eliminatoret e Euro 2013-s. Për lexuesit e gazetës “Telegraf”, le ta nisim me prezantimin tuaj. Cili është Fabio Hoxha?
Jam 18 vjeç dhe luaj me të rinjtë e Varezes në Itali. Karrierën time e kam nisur në Itali. Kam filluar të stërvitem me Firenzuola, skuadër nga e cila ka dalë edhe Luka Toni. Atëherë ishim në Serinë D. Isha vetëm 11 vjeç, por arrita të shënoj 45 gola vetëm në kampionat, edhe pse luaja me lojtarë më të mëdhenj në moshë se unë. Arsenali më ofroi një shumë të mirë lekësh. Nuk do ta besoni, por plot 150 mijë euro për të marrë në Londër. Menaxheri quhej Tony Banfilld, i cili tani është edhe menaxheri i Xhuzepe Rosit, që luan te Vilareali. Isha vetëm 12 vjeç dhe prindërit e mi nuk pranuan që të jetoja i vetëm në Angli.
Pse zgjodhët Piaçencën?
Në fakt, skauterë nga disa klube italiane më ofruan mundësinë për të luajtur me skuadra me emër, por unë edhe me rekomandimin e prindërve vendosa fillimisht të luaj me Piacencën U-15, kur isha vetëm 12 vjeç. Luajta dy sezone më këtë skuadër, dhe në edicionin 2004-2005, shënova 22 gola, çka ishte edhe një rekord moshash për atë skuadër. Trajneri im i parë te Piacenca ishte mister Peraci, më pas punova me mister Treter. Në radhët e Piacencës kam shënuar golin më të shpejtë për këtë moshë në Itali, pas vetëm 16 sekondash lojë në një turne ndërkombëtar ku merrnin pjesë skuadra të kësaj moshe nga Reali i Madridit, Ajaksi, Milani, Interi, Juventusi, Atalanta, Breshia, Parma e Torino. Qëndrova dy vite te Piacenca.
Nga Piaçenca te Interi, një skuadër që e ëndërrojnë të gjithë, sidomos për një shqiptar. Sa e rëndësishme ishte në karrierën tëndë të re?
Në fakt, babin tim (Lutfi Hoxha) e kontaktoi Xhuzepe Barezi, i cili atëherë ishte drejtor i Interit dhe punoi edhe si ndihmës i Zhoze Murinjos te skuadra e parë. Më kërkuan të bëja një provë tek Interi në një ndeshje kundër Milanit. Fituam 6-1 dhe unë shënova 5 gola në atë takim. Në moshën 14 vjeç kalova te Interi, që pagoi një shumë 40 mijë euro te Piaçenca. U bëra pjesë e skuadrës “Allievi regionali” (para të rinjtë) dhe shënova 21 gola në sezonin tim të parë. Bëra një sezon të shkëlqyer, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i skuadrës, e duke u bërë pjesë më pas e “Allievi nazionali” (të rinjtë)
Mediat italiane përmendin një kompliment të bërë ndaj jush nga trajneri portugez, Zhoze Murinjo, që në atë kohë dretonte Interin, pikërisht kur zikaltërit fituan si kampionatin, ashtu dhe Ligën e Kampioneve. Si ndodhi?
Po, është e vërtetë. E kujtoj gjithmonë atë moment. Sapo ishim kthyer nga një turne shumë i rëndësishëm ku bënte pjesë Interi, Reali i Madridit, Ajaksi, Arsenali, Çelsi. Unë dola golashënuesi më i mirë në atë turne, me 4 gola. Murinjo ishte trajneri i parë i Interit, ndërkohë që ndihmësi i tij, Barezi, i cili kishte qenë dhe drejtor i Interit, e kishte informuar atë se në skuadrën e moshave kishte disa të rinj të talentuar. Murinjo erdhi për të parë stërvitjen dhe Barezi, më rekomandoi të ai, duke i thënë se ky “është Fabio Hoxha”, golashënuesi më i mirë i turneut që përmenda. Murinjo buzëqeshi dhe më tha se ishte i informuar se po luaja shumë mirë. “Vazhdo kështu!”.
Përpara se të luhej finalja e Ligës së Kampioneve, Inter-Bajern (2010), në Madrid u luajt edhe një ndeshje Inter-Bajern, por për moshat U-17. Ju ishit pjesë e Interit. Çfarë mbresash ruani nga ajo ndeshje në “Santiago Bernabeu”?
Interi im fitoi 2-0, ashtu si skuadra e madhe që fitoi Ligën e Kampioneve. Në fakt, u përzgjodha në 18-shen e Inter U-17, pavarësisht se nuk luajta. Për më tepër isha në foton zyrtare, apo në “Albumin e artë”, siç quhet në Itali.
Nga Interi, te Piacenca dhe tani me Varezen. Si po ecën te ekipi juaj?
Shumë mirë. Fakti, që jam i vetmi lojtar i kësaj skuadre, i çfarëdo kombësie që luan me Kombëtaren U-21, do të thotë shumë, më bën të ndihem shumë i vlerësuar. Në fakt, dhe fati më ka ndihmuar, pasi debutova me gol qysh në ndeshjen e parë, në humbjen 2-1 kundër Xhenovës. Ishte golim im i parë. Kam fatin, se po punoj me trajnerin tim te Interi, Tomazonin. Jemi dy ish-lojtarë të Interit, së bashku edhe me një spanjoll, por ka dhe ish-futbollistë të Milanit. Stërvitem edhe me ekipin e parë të Varezes.
Në Itali është krijuar tradita e lojtarëve shqiptarë, pasi kanë luajtur dhe luajnë emra të tillë, si Igli Tare, Erion Bogdani, Florian Myrtaj, Samir Ujkani, por këtë vit edhe Lorik Cana. Sa ju ndihmon kjo?
Shumë, jashtëzakonisht shumë. Janë emra të mëdhenj dhe vlerësohen shumë në Itali. Në fakt, vitet e fundit futbolli ballkanas është përhapur në Itali, vijën lojtarë nga Serbia, Kroacia, Shqipëria. Janë në modë.
Karriera juaj me ekipet kombëtare në Shqipëri nis me atë U-17.
Punova me trajner Ardian Memën. Luajta në eliminatoret e kampionatit europian të kësaj moshe (shtator 2009), përballë Hungarisë, Sllovakisë dhe Luksemburgut, ndaj këtij të fundit shënova dhe gol. Ishte goli im i parë me fanellën e një ekipi kombëtar.
Ju ishit golashënuesi më i mirë i Shqipërisë U-19, në eliminatoret e Euro 2013, të zhvilluar në muajin tetor të këtij viti.
Po shënova dy gola, në fitoren 4-0 kundër Maltës, ndërkohë që ndaj Danimarkës humbëm aksidentalisht 1-0 në minutën e 94-t, ndërkohë që barazuam 0-0 me Austrinë. Ishte një ndeshje ku ne duhet të shënonim shumë gola, pasi Danimarka dhe Austria e mbyllën ndeshjen 0-0 me marrëveshje. Me U-19, Shqipëria ka shumë shanse për t’u kualifikuar në Elite Round. Besoj se bëmë ndeshje të bukura me trajnerin Skënder Gega.
Një sfidë e re në radhët e Kombëtares U-21. Sa ju motivon?
Do ta konsideroja edhe pak si të papritur ftesën për të qenë pjesë e Kombëtares U-21. Nuk e prisja. Dëshiroj të jap maksimumin. Sikur edhe dhjetë minuta të aktivizohem, qoftë me Rusinë apo Portugalinë, do të jetë një ngjarje e madhe. Janë dy ekipe të mëdha, por ne luajmë në Shqipëri dhe do të japim maksimumin, për t’u marrim pikë. Rusia është shumë e fortë, pasi ka fituar 2-1 në Portugali.
FABIO HOXHA
Datëlindja: 07.05.1993
Kombësia: Shqiptare
Pozicioni: sulmues
Gjatësia: 1.76 m
Pesha: 64 kg
Roli: Sulmues
Skuadra: Inter U-17,
Piacenca U-19, Vareze U-19
Dhurata speciale e Ibrës
Agjenti i Fabio Hoxhës është Mino Rajola, menaxheri i Zlatan Ibrahimoviçit. Sulmuesi shqiptar ka fituar besimin e tij dhe është një klient i zgjedhur. Hoxha tregon: “Rajola është një menaxher shumë i rëndësishëm. Madje po ju tregoj një detaj. Unë jam adhurues i Zlatan Ibrahimoviçit dhe sulmuesi suedez duke e ditur këtë më ka dhuruar një bluzë të tij me Milanin me autograf dhe me dedikim enkas për mua”.