E Shtunë, 31 Tetor 2026

Performanca ne Qendren Kulturore Tirana

"Variete" është shfaqja përmbyllëse e këtij viti që do te ngjitet në skenën e teatrit “Metropol” me rastin e festave të fundvitit nga Qendra Kulturore "Tirana”. Konsiderohet si një rikthim në traditën e kahershme të teatrit së varietesë. Kjo shfaqje vjen me regji të Milto Kutalit, me skenografi të Beqo Nanaj dhe prej dy orësh do ketë performancë të veçanta nga artistët e njohur. Në këtë spektakël të veçantë do të interpretojnë përfaqësues të mirënjohur të teatrit të varietesë si: Skënder Sallaku, Sejfulla Myftari, Vilson Gjocaj por edhe përfaqësues të humorit tonë kombëtar si: Marjana Kondi, Veli Rada, Xhevair Zeneli etj.
Në krah të tyre do të jenë artistë të rinj të sapo dalë nga auditoret e formimit artistik të cilët do të prezantojnë vlerat e tyre në fushën e humorit. Në programin e hartuar do të ketë dy etyte, metafora që sjellin atmosferën e festive të fundvitit në kryeqytet, tetë këngë të zgjedhura nga fondi i artë i interpretimit në teatrin e varietesë që do të vijnë nën interpretimin e këngëtarëve, Luan Zhegu, Kozma Dushi, Anita Take, Arif Vladi Aleksandër Gjoka, Çlirim Denaj, etj. Programit i bashkëngjitet performanca e artistëve të Cirkut të Tiranës, grimca humori dhe anekdoda, skeçe, dialogë e monologë humoristik të penave të njohura të humorit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›