E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mehmedi zëvendëson Gilardinon?

Fiorentina e ka ndërmend ta shesë sulmuesin italian, Alberto Gilardino. Për këtë, drejtuesit e klubit italian kanë filluar të mendojnë për pasardhësin e ish-futbollistit të Parmës dhe Milanit.

Uebfaqja gjermane 4-4-2 shkruan se përfaqësuesin italian mund ta zëvendësojë sulmuesi shqiptar, Admir Mehmedi. 20-vjeçari shihet si njëri prej kandidatëve të preferuar të trajnerit Delio Rossi. Një ofertë zyrtare pritet t’i bëhet klubit zviceran shumë shpejt.

Drejtori sportiv i klubit Viola, Pantaleo Corvino është duke e përgatitur terrenin për ta sjellë në Itali përfaqësuesin zviceran, i cili pati një vit magjik. Përpos Fiorentinës, Mehmedi pëlqehet edhe nga Novara, por edhe nga klubi anglez, Sunderland.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›