Reali, kampion i vitit 2011

Mirëpo, nëse shikohet rëndësia e këtyre pikëve, ajo është e barabartë me zero.
Ngase, realiteti është krejt ndryshe. Në fakt, për ta ngritur lart trofeun e La Ligas në muajin maj u përkujdes Barcelona.
Dhe, edhe pse në sezonin 2011/12 ekipi madrilen është në krye, sensacioni që bëri Barça në ‘El Clasico’, ku fitoi 3:1 midis Madridit, e bën klubin katalunas favorit karshi atij madrilen.
Reali ka edhe një statistikë më të mirë se rivali i përbetuar. Gjatë vitit që po shkon, ekipi i Jose Mourinhos ka realizuar 119 gola, karshi 94 të atij të Pep Guardiolës, ndërsa golashënues i vitit është Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar 44 gola.
Viti 2011 do të kujtohet gjatë edhe për faktin se janë zhvilluar disa ‘El Clasico’, përfshirë këtu në La Liga, Ligën e Kampionëve, në Kupën dhe Superkupën e Spanjës.
Për dallim nga Reali, i cili e fitoi vetëm Copa del Rey, Barcelona u gëzua më shpesh, duke triumfuar në La Liga, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Spanjës dhe Botërorin e klubeve.