“Armatoset” policia me snajperë me rreze infra për qitje natën
TIRANE - Qeveria shqiptare miratoi dje vendimin për blerjen e armëve, municioneve dhe mjeteve të tjera të përdorimit policor, duke zëvendësuar modelin aktual me marka të reja si ato të vendeve të Bashkimit Evropian.
Këshilli i Ministrave, ka miratuar në mbledhjen e djeshme projektvendimin e përgatitur më parë nga Ministria e Brendshme, duke miratuar llojet e armatimit dhe të lëndëve kimike, të nevojshme për përdorimin e forcës nga Policia e Shtetit. Vendimi është miratuar nga Këshilli i Ministrave pas një relacioni të hollësishëm, të përgatitur nga ministri i Brendshëm Bujar Nishani, si dhe një tabelë me artikujt konkretë të hartuar nga kreut i Policisë së Shtetit Ahmet Prençi. Në vendimin e miratuar nga qeveria, janë parashikuar blerje së të gjithë llojeve të armatimit, për policinë, që nga armët e brezit e deri tek jelekët antiplumb dhe ato me mbishkrimet “POLICIA” si dhe lëndët me gaz lotsjellës. Risia në projektvendimin e kërkuar nga ministri Bujar Nishani, në qeveri, ka qenë kërkesa për pajisje të policisë me armë shotgan, të cilat përdoren nga strukturat antikrim në SHBA. Në kategorinë e armëve të zjarrit, në pasqyrën e kreut të policisë, kanë qenë pistoletat e kalibrit 9 mm, automatikë për përdorim të punonjësve të policisë me kalibër po 9 mm. Dy nga llojet e armëve të kërkuara nga policia, kanë qenë ato të precizonit të lartë për përdorim ditën dhe natën, të njohura ndryshe me emrin snajper me rreze infra, që ndihmojnë efektivët për të dalluar objektivin edhe gjatë natës. Armët e llojit shotgan, është kërkuar të jenë të kalibrit, 12 mm, me saçme gome, gaz dhe plumb. Një pjesë e mirë e armëve dhe elementëve të tjerë të kërkuar për blerje dhe të miratuar nga qeveria dje, i përkasin atyre që përdorin efektivët e forcave speciale në operacione të vështirësisë së lartë. Nuk mungojnë lëndët me natyrë kimike, si gazi lotsjellës, sprajti lotsjellës, granatat akustike dhe ato me gaz. Blerja e tyre është kërkuar nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, pasi armatimi aktual nuk i përshtatet shërbimit policor dhe ato nuk janë armë policore. Sipas relacionit të ministrit Nishani, ato janë të prodhuara përpara viteve ’70, çka ulin cilësinë e punës së policisë. d.b
Armët dhe mjetet
Armë zjarri policore pistoletë 9 mm
Armë zjarri policore automatik 9 mm
Pushkë me precizon të lartë, optike për ditën dhe natën
Shotgan 12 mm
Shotgan 37 X 40 mm
Bombola me gaz CN
Granata akustike
Granata me gaz CN
Shpërthyes dyersh hidraulik
Lëndë plasëse për shpërthim dyersh
Sprajt lotsjellës, gaz lotsjellës
Kostume zhytjeje
Jelekë antiplumb sipas niveleve
Kaskë antiplumb