Romë, racistët sulmojnë Kledi Kadiun
Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, ka rënë dje pre e një sulmi racist të ushtruar ndaj tij në qytetin e Romës.
Ngjarja është denoncuar dje në mënyrë direkte nga vetë balerini gjatë një rrëfimi për edicionin e lajmeve TG5 në “Canale 5”. Sulmi racist ndaj shqiptarit të njohur në Itali mësohet se ka ndodhur pranë Shkollës së Baletit të Kledi Kadiut në Apia, ku po bëheshin testimet e fundit për studentët që duan të bëhen balerinë. “Shqiptar i poshtër, tani do të të kthejmë në Shqipëri”, kanë qenë fjalët që i janë shqiptuar në formë agresive artistit shqiptar me qëndrim në Itali. Autorët e ngjarjes kanë qenë një grup prej dy ose tre personash, të cilët po filmonin veprimet gjatë kohës që Kledi Kadiu jepte leksione për studentët e kërcimit në akademinë e tij. Ai është afruar duke kërkuar shpjegime nga këta persona, por njëri prej tyre ka reaguar ashpër. Pas denoncimit të bërë nga balerini shqiptar, reagimi i kryetarit të Bashkisë së Romës Gianni Alemanno ka qenë i menjëhershëm. “Është një episod i rëndë, i patolerueshëm ndaj një artisti në cilin kemi nderin ta kemi në qytetin tonë”, është shprehur kreu i Bashkisë së Romës, duke kërkuar që autoritetet të marrin masat e menjëhershme për këtë ngjarje. Vetë balerini shqiptar deklaroi se, kanë qenë dy ose tre persona të cilët e kanë sulmuar duke e shtyrë dhe duke lëshuar ndaj tij fjalë të rënda dhe ofenduese.
Dhuna fizike
“Njëri prej këtyre personave më ka vendosur duart në qafë, duke më përplasur në tavolinë ndërsa gjatë këtyre veprimeve shqiptonte fjalë të ndyra kundër meje dhe kombësisë sime”, ka pohuar balerini shqiptar gjatë rrëfimit për ngjarjen e ndodhur dje në kryeqytetin e Italisë. Sipas Kledi Kadiut, agresioni racist ndaj tij është ushtruar në prani të më tepër se 50 dëshmitarëve që kanë parë skenën e shëmtuar fare pranë Akademisë së Kërcimit që udhëhiqet nga artisti shqiptar. Ai ka treguar se në momentet kur dy ose tre persona po ushtronin agresion fizik e psikologjik ndaj tij, është ndihmuar nga dy të moshuar, të cilët kanë ndërhyrë për t’i shkuar në ndihmë. Pas kësaj ngjarjeje, kryetari i Bashkisë së Romës është shprehur më tej duke thënë se, “Besoj se ka ardhur momenti të bëjmë një apel nga të gjithë eksponentët e politikës e qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë, që në qytetin tonë të mos këtë asnjë rrezik intolerance e dhune”. Organet e rendit mësohet se kanë filluar hetimet për këtë ngjarje me qëllim identifikimin e autorëve të sulmit ndaj balerinit shqiptar. Ai njihet për publikun italian si pjesëmarrës dhe protagonist në emisione televizive të suksesshme si “Buona Domenica”, “C’è Posta per te” dhe “Amici”.