“S’ka forcë që ndalon referendumin”
Kryetari i Komitetit për Mbrojtjen e Kushtetutës, analisti i njohur, Artur Zheji, tha dje se askush s’mund ta ndalojë referendumin.
“Nuk mendojmë se do të mund të ketë forcë në botë, në Shqipëri, dhe kjo nuk është retorikë dhe metaforë, që mund të ndalojë vullnetin e popullit në momentin kur ai është i ndërgjegjësuar për të ushtruar të drejtën e vet të demokracisë direkte, që është referendumi”, tha Zheji. Sipas tij, “në qoftë se do të ketë ‘forca të tilla reaksionare’ apo një reaksion regresiv që do të burgoste apo do të prangoste popullin nga e drejta për t’u shprehur përmes referendumit, formës së demokracisë direkte, atëherë kuptohet që nuk do të konstatonim që jetojmë në një republikë normale dhe në një demokraci normale”.