E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ndryshimet rrëzuan Kushtetutën”

Analisti i njohur Andrea Stefani i cilësoi amendamentet si rrëzim të Kushtetutës. “Këto janë amendamente që kanë ndryshuar thelbin e Kushtetutës në 70 për qind. 

Por nga ana tjetër, kërkesa jonë bazohet te kjo Kushtetutë, te ky dokument themeltar i miratuar nga populli vetë me referendum, dhe të gjithë mbrojtësit e tezës së shumicës në Parlament, qofshin këta socialistë apo demokratë, juristë të Berishës apo juristë të Ramës, bëjnë një spekulim tepër banal kur thonë se nuk ka të drejtë populli që me referendum të hedhë poshtë një ligj të Parlamentit”, tha Stefani.
Sipas tij, ky është një absurditet dhe referendumin të bazuar te Kushtetuta dhe tek e drejta e sovranit për të shprehur vullnetin e tij, nuk do të ketë asnjë forcë që ta ndalë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›