Armë me postë nga Holanda, një në pranga në Elbasan
Burimet e grupit hetimor pohuan dje se përmbajtja eporosisë duket se është zbuluar sapo ka hyrë në kufi por gjithçka është lejuar të vazhdojë deri në mbërritjen e tërheqësit të pakos. Ky i fundit, banor i lagjes Kala të qytetit të Elbasanit, është gjetur i rrethuar nga shumë efektiva policie në postën e Elbasanit. Pasi është neutralizuar Agim Shëngjoni, në drejtim të shtëpisë së tij janë nisur një grup i efektivave speciale. Kontrolli në banesën e tij në rrugën “Konstandin Kristoforidhi” nuk kanë sjellë asgjë të re. Në shtëpi nuk janë gjetur elementë që e implikojnë më tej marrësin e pakos me tre pistoleta. Ende nuk është mësuar se çfarë do të bëhej me tre armët e trafikuara por si destinacioni i parë i tyre mendohet shitja. Ndërkohë, hetuesit nuk kanë hedhur poshtë idenë që armët mund të përdoren në ndonjë vepër penale.
Ata pohuan se zbulimi i bërë në aeroport i tre pistoletave nuk është dekonspiruar. Gjithçka ka vazhduar derisa pakoja ka mbërritur në destinacion tek pritësi i saj, i cili nuk do ta besonte se ishte i rrethuar dhe pritej vetëm tërheqja pranë sporteleve të postës së Elbasanit. Në çastin që shtetasi do ta haptepakon kanë ndërhyrë strukturat e specializuara të ardhura nga Tirana. Në pako janë gjetur tre pistoleta të cilat janë sekuestruar në cilësinëe provës materiale. I arrestuari është transportuar menjëherë në Tiranë ku edhe është marrë në pyetje nga organe të specializuara në fushën e trafikut. Drejtori i Policisë së Elbasanit, Arben Hyseni, konfirmoi se pakoja mbante emrin e një shtetasi me banim në lagjen Kala në Elbasan dhe efektivat e Elbasanit kanë përkrahur dhe ndihmuar operacionin. Operacioniështë kryer nga struktura të posaçme të Ministrisë së Brendshme dhe se policia e Elbasanit ka luajtur rolin e saj në luftën kundër trafikut të armëve. Në polici kanë përfunduar edhe dy persona të tjerë, të njohur të Agim Shëngjonit. Ata janë mbajtur në ambientet e policisë deri në sqarimin e plotë të pozicionit në këtë ngjarje. Ndërkohë, tre pistoletat e kapura janë dërguar për ekspertizë në laboratorin qendror të kriminalistikës.