Merkel: Nuk i besojmë më Rusisë
Berlin - Besimi tek Rusia po bie gjithmonë e më shumë. Kështu ka deklaruar kancelarja gjermane, Angela Merkel sipas së cilës mosmarrëveshjet e Moskës me Kievin për çështjen e gazit bëjnë që Rusia të rrezikojë cënimin e reputacionit të saj si furnizuese e besueshme me energji. Duke komentuar situatën e fundit, Merkel tha se nesër do të bisedoj me kryeministrin rus për këtë çështje, citon Reuters.