HRW: Ndërkombëtarët të bashkohen kundër konfliktit
Bruksel - Human Rights Watch ka apeluar ndaj bashkësisë ndërkombëtare të jetë më e bashkuar në luftën kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut. Kjo u bë e ditur në prezantimin e raportit vjetor të organizatës në Uashington. Gjendja në Rripin e Gazës tregon, se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi i koordinuar, bën të ditur HRË. Organizata akuzoi Rusinë dhe Kinën për pengimin në KS të rezolutave më të ashpra kundër Birmanisë dhe Zimbabves. Gjithashtu ajo ka kritikuar edhe furnizimet me armë që Pekini i ka bërë Zimbabves. Bashkimi Evropian kritikohet se nuk është angazhuar aq sa duhet në konfliktet në Kongo, Birmani dhe Somali. BE lëvdohet për ndërmjetësimin e saj në konfliktin e Gjeorgjisë dhe për dërgimin e trupave në Çad.