Armët; Gjen arsenalin e babait të fshehur në papafingo
Kishte kohë që ishte futur në shtëpinë e re, por nuk e kishte menduar kurrë se pikërisht në papafingon e banesës do të gjente një arsenal të vërtetë armësh e municionesh. Një gjë e tillë është zbuluar dy ditë më parë, kur shërbimet e komisariatit nr. 3 kanë marrë kallëzim nga një shtetas se në papafingon e banesës së tij në “Rrugën e Barrikadave”, gjatë punimeve për rregullimin e rrjetit të ujit, ka gjetur disa armë dhe municione. Menjëherë, policia bashkë me ekspertin anti-eksploziv shkuan në vendin e ngjarjes, ku u gjetën 3 pushkë model 56, dy arka me fishekë model 56 dhe 2 granata mbrojtëse në gjendje të armatosur, të cilat u morën për asgjësim nga eksperti anti-eksploziv. Sipas të dhënave policore, nga veprimet e para hetimore dhe deklarimi i shtetasit të mësipërm mendohet se armët dhe municioni i përkasin babait të tij, Feim Hoxha, i cili ka vdekur në vitin 2003. Pas kryerjes së veprimeve hetimore e procedurale, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Tiranë
Zbulohen autorët minorenë të vjedhjes së automjetit
Kanë mundur të marrin lehtësisht një automjet të parkuar anës rrugës, por nuk ia kanë dalë dot ndjekjes së policisë që ka rënë menjëherë në gjurmët e autorësisë. Kështu, specialistët e Seksionit Kundër Vjedhjeve të Automjeteve në orën 20:00 të mbrëmjes së të mërkurës, mundësuan kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur Xh. Q. 14 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Sipas të dhënave policore një ditë më parë, mësohet se arrestimi i tij u bë pasi në orën 12:00 të dy ditëve më parë, në bashkëpunim me shtetasin tjetër të mitur M. C., 11 vjeç, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, kanë vjedhur në rrugën “Siri Kodra” mjetin tip “Ford Fiesta”, me targa TR 4223 G, pronë e një shtetasi, banues në Tiranë. Për këtë u kryen veprimet procedurale, ku në cilësinë e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua mjeti i lartpërmendur, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale të “vjedhjes”.