E Diel, 1 Nëntor 2026

Digjet automjeti i një shtetasi, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Një automjet është djegur në qytetin e Korçës dhe policia vendase thotë se po heton rrethanat e ngjarjes dhe autorë të mundshëm të saj. Incidenti ka ndodhur në orën 02:00 të ditës së djeshme, konkretisht në orët e para të mëngjesit, duke u gdhirë dita e djeshme, në qendër të qytetit të Korçës. Makina që i përkiste shtetasit nga ky qytet, Vladimir Zabuni, një autoveturë tip “Benz” me targa KO 6310 A, ka marrë zjarr papritur. Sipas hetimeve të para, makina ishte parkuar poshtë banesës dhe dy orë më pas është konstatuar zjarri. Ekspertët konstatuan se ishin djegur me zjarr pjesët e brendshme të motorit të automjetit. Dyshimet e para bien mbi një zjarr që përfshiu paketën elektrike, duke sjellë dëmtimin e makinës në tërësi. Policia tha se po punohet mbi veprën penale të “shkatërrimit të pronës me zjarr”, ndërsa hetohen dhe rrethanat aksidentale.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›