Në Mallakastër ; Një vajzë 3-vjeçare humb jetën duke luajtur
Një vajzë trevjeçare ka humbur jetën teksa ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së saj. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në fshatin Lavdan të rrethit Mallakastër, vetëm pak kilometra larg qytetit të Ballshit, kur Matilda Mera, 3 vjeçe, ishte duke luajtur në oborrin përpara shtëpisë kur në një çast që gjendej e vetme, jashtë vëmendjes së prindërve dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes, i ka rënë lodra në një fuçi me ujë. Sipas të dhënave të policisë lokale për këtë ngjarje, mësohet se vogëlushja ka bërë përpjekje për të kapur në ujë lodrën që të vazhdonte lojën, por ndërsa përpiqej ta arrinte me duar, ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë në fuçi. Por rënia ishte fatale, sepse e vogla nuk ka mundur dot as të dalë prej andej dhe as të kërkojë dot ndihmë. Në këto kushte ajo ka humbur tragjikisht jetën pa mundur të shpëtohet nga askush. Vetëm pak minuta më pas, familjarët kanë kërkuar vajzën e tyre dhe janë shtangur kur e kanë parë të dergjej pajetë në fuçinë me ujë që shërbente për të larë rrobat në oborr. Policia e njoftuar në lidhje me ngjarjen ka kryer hetime dhe tha se konstatonte elementë të një vdekjeje aksidentale.
Në Tiranë
I vodhën lekët në makinë, nën hetim denoncuesi i rremë
Është paraqitur në polici ku dhe ka denoncuar se dikush i kishte hapur automjetin e tij dhe kishte marrë prej andej shumën 1 milion e 500 mijë lekë të vjetra. Por, hetimi i specialistëve të policisë për këtë ngjarje ka nxjerrë në dritë se kallëzimi ishte i rremë dhe për këtë është marrë nën hetim Erjon Ikonomi, 28 vjeç, nga Tirana. Lajmi është konfirmuar një ditë më parë nga burime zyrtare të policisë së kryeqytetit, sipas të cilave, ky shtetas kishte bërë kallëzim që më 31 gusht, se në orën 18:00, tek sheshi “Rilindja”, në afërsi të karburant “Alpet”, brenda në mjetin e tij furgon tip “Wolksvagen”, me targa LA 7225 A, i kanë vjedhur pa thyerje, pasi nuk e kishte siguruar mjetin, shumën prej 150.000 lekësh, të cilat i kishte në kroskotin e mjetit. Sipas policisë, nga hetimet e kryera ka rezultuar se kallëzimi i depozituar nga i sipërcituari ka rezultuar i rremë.